Libraryدستاویزات
VETËM MAJA E AJSBERGUT
VETËM MAJA E AJSBERGUT By: Naxhi b. Ibrahim El Arfexh Source: IslamHouse.com · Naxhi b. Ibrahim El Arfexh
کتاب سے
متن کے ابتدائی صفحات۔ مکمل پڑھنے کے لیے اوپر کتاب کھولیں۔
VETËM MAJA E AJSBERGUT
Na...
Frymëzon të kemi qëllime të mira, qëndrime pozitive dhe ndjenja
tëmira ndaj të tjerëve.
Mëson t’i falim të tjerët dhe të duam për ta atë që duam për vete.
Nxit të buzëqeshim sinqerisht dhe të jemi të gëzuar dhe optimistë.
Udhëzon të veprojmë dhe të sillemi me të tjerët me mirësjellje
dhe respekt.
Urdhëron të kemi sjellje të mira me njerëzit.
Mëson të jemi të butë me kafshët, zogjtë dhe ambientin ku
jetojmë.
Udhëzon t’i respektojmë dhe të sillemi mirë me prindërit tanë dhe
të vjetrit si dhe të jemi të mirë me gratë dhe anëtarët e tjerë të
familjes.
1
VETËM MAJA E AJSBERGUT
3
VETËM MAJA E AJSBERGUT
Na frymëzon të kemi qëllime të mira, qëndrime pozitive dhe
ndjenja të mira ndaj të tjerëve.
Na mëson t’i falim të tjerët dhe të duam për ta, atë që duam për
vete.
Na nxit të buzëqeshim sinqerisht dhe të jemi të gëzuar dhe
optimistë.
Na udhëzon të veprojmë dhe të sillemi me të tjerët me mirësjellje
dhe respekt.
Na urdhëron të kemi sjellje të mira me njerëzit.
Na mëson të jemi të butë me kafshët, zogjtë dhe ambientin ku
jetojmë.
Na udhëzon t’i respektojmë dhe të sillemi mirë me prindërit tanë
dhe të moshuarit si dhe të jemi të mirë me gratë, fëmijët dhe
anëtarët e tjerë të familjes.
A jeni kureshtar të dini rreth tij? Me lejoni t’ju tregoj pak më
shumë! Ai gjithashtu:
Inkurajon t’i ndihmojmë, ushqejmë dhe mbështesim të dobëtit, të
varfërit, nevojtarët dhe të paaftët.
Udhëzon të jemi dorëdhënës, bamirës dhe bashkëpunues.
Nxit të jemi pozitivë duke marrë pjesë në punë vullnetare dhe në
shërbim të komunitetit.
Tregon që njerëzit më të mirë janë ata, që janë më të dobishëm
ndaj të tjerëve.
Thekson se njerëzit më të nderuar dhe më fisnikë janë ata, që
janë më të devotshëm dhe të drejtë, zemrat e të cilëve janë të
pastra nga xhelozia, urrejtja dhe mendjemadhësia.
Nxit të mendojmë, të meditojmë, të arsyetojmë, t’i bazojmë
besimet dhe gjykimet tona mbi argumente.
VETËM MAJA E AJSBERGUT
VETËM MAJA E AJSBERGUT
Tani, më lejoni t’ju tregoj se për çfarë e kam fjalën...
VETËM MAJA E AJSBERGUT
Në të vërtetë, udhëzon në të vërtetën përfundimtare dhe në
sukses, në qetësinë e vërtetë të shpirtit në lumturi reale, në
shpëtim dhe jetë të përhershme.
Përpara se ta zbuloj sekretin, më lejoni t’ju tregoj se ai, po ashtu...
Na mëson se të gjithë njerëzit janë të barabartë, pavarësisht racës,
ngjyrës apo kombësisë.
Na ndalon të gjitha format e ndarjes dhe diskriminimit në bazë të
klasave dhe racizmit.
Na urdhëron të mbajmë siguri, të përhapim paqen dhe të jetojmë në
paqe dhe harmoni mbi tokë.
Na udhëzon të mos i shkelim të tjerët, duke iu vjedhur atyre pasuritë
ose pronat.
Ndalon vrasjen e të pafajshmëve, po ashtu tradhtinë, mashtrimin
dhe thyerjen e marrëveshjeve.
Udhëzon të shmangim urrejtjen dhe armiqësinë ndaj të tjerëve.
Udhëzon që të mos i lëndojmë, përflasim, përqeshim apo
nënçmojmë të tjerët.
Urdhëron të mos mashtrojmë, të mos gënjejmë apo të mendojmë
keq ndaj të tjerëve.
Udhëzon në vërtetësi, drejtësi, besueshmëri, bamirësi dhe modesti.
Udhëzon që të mbajmë lidhje të mira me Krijuesin tonë, veten dhe
me të tjerët.
Na mëson të besojmë në të gjithë të Dërguarit dhe Profetët e Allahut,
Zotit të Vetëm të Vërtetë; duke përfshirë Ademin, Nuhun, Ibrahimin,
Musain, Isain, dhe Muhamedin (paqja qoftë mbi ta).
5
تبصرے
ابھی کوئی تبصرہ نہیں۔ سب سے پہلے کوئی مفید بات شیئر کریں۔
متعلقہ
Një mesazh i vetëm!
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
A e keni zbuluar bukurinë e tij të vërtetë?
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
ABC-JA E ISLAMIT
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
FEJA E ADEMIT DHE E HAVËS
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
I DËRGUARI I FUNDIT
islamicmedia.tv
5 views · 5 months ago
PËRGJIGJE NDAJ PYETJEVE KRITIKE TË NJERËZIMIT
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
SHPALLJA E FUNDIT
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
عظماء في التاريخ
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
من أحكام صلاة المرأة في الحرمين
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
البرنامج اليومي للمسلمة في شهر رمضان
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago