Libraryدستاویزات
FEJA E ADEMIT DHE E HAVËS
FEJA E ADEMIT DHE E HAVËS By: Naxhi b. Ibrahim El Arfexh Source: IslamHouse.com · Naxhi b. Ibrahim El Arfexh
کتاب سے
متن کے ابتدائی صفحات۔ مکمل پڑھنے کے لیے اوپر کتاب کھولیں۔
1
3
FEJA E ADEMIT DHE E HAVASË
NJË FE DHE NJË MESAZH!
Që nga krijimi i Ademit dhe i Havasë përgjatë historisë vetëm
një besim i vërtetë me një mesazh origjinal i është përcjellë në
vazhdimësi njerëzimit. Për t’i përkujtuar njerëzit, që të besojnë në
Allahun dhe ta adhurojnë vetëm Atë, dhe për t’i kthyer ata prapë
në rrugë e drejtë, shumë Profetë dhe të Dërguar - duke përfshirë
Ademin, Nuhun, Ibrahimin, Musain, Isain dhe Muhamedin - janë
dërguar nga Zoti i vetëm i vërtetë Allahu, Krijuesi, për të përcjellë
mesazhin origjinal:
ZOTI JUAJ I VËRTETË ËSHTË ALLAHU. ADHUROJENI
VETËM ATË.
Këta Profetë dhe të Dërguar, të gjithë kanë predikuar të njëjtin me-
sazh, prandaj feja e tyre, po ashtu duhet të jetë e njëjtë! Nënshtrimi
ndaj vullnetit të Zotit është në thelb të mesazhit të tyre. Kjo fjalë,
‘NËNSHTRIM’, është kuptimi i fjalës në gjuhën arabe ‘ISLAM’.
Kurani pohon se nënshtrimi ndaj Zotit, ose ‘Islami’, është feja
e vërtetë e Ademit, dhe e të gjithë Profetëve dhe të Dërguarve
të Zotit. Bibla përmend shumë thënie, përmes të cilave Jezusi i
mëson ndjekësit e tij, t’i nënshtrohen vullnetit të Zotit dhe t’i zbato-
jnë urdhrat e Tij. Njëjtë, Bibla shpall këto fjalë të vëllait të Jezusit,
Jakobit, i cili gjithashtu i referohet kuptimit të Islamit (nënshtrimit
ndaj Zotit) kur thotë: “Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërsh-
toni djallin dhe ai do të largohet nga ju!”. (Jakobi, 4:7)
Fjala ‘musliman’ domethënë një person, i cili i nënshtrohet vullnetit
të një Zoti të vërtetë, prandaj myslimanët janë ndjekësit e vërtetë
të Ademit, Nuhut, Ibrahimit, Musait, Jezusit, Muhamedit dhe të Pro-
fetëve të tjerë.
5
ZOTI I VETËM I VËRTETË NË TESTAMENTIN
E VJETËR TË BIBLËS
“Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm.” (Ligji i
përtërirë, 6:4)
“...sepse Unë jam Perëndia dhe nuk ka asnjë tjetër; jam
Perëndia dhe askush nuk më ngjet Mua.” (Isaia, 46:9)
“Për këtë je i Madh, o Zot, o Perëndi. Asnjeri nuk është si Ti
dhe nuk ka tjetër Perëndi veç Teje, me sa kemi dëgjuar me
veshët tona.” (2 i Samuelit, 7:22)
“... me qëllim që ju të më njihni dhe të keni besim tek Unë,
si dhe të merrni vesh që Unë jam Ai. Para meje ...? dhe pas
Meje nuk do të ketë asnjë tjetër. Unë, Unë jam Zoti, dhe
përveç Meje nuk ka Shpëtimtar tjetër.” (Isaia, 43:10-11)
“O Zot, askush nuk është i ngjashëm me Ty dhe nuk ka tjetër
Perëndi veç Teje, sipas tërë ato që kemi dëgjuar me veshët
tona.” (1 i Kronikave, 17:20)
“...Unë jam i Pari dhe jam i Fundit, dhe përveç Meje nuk ka
Perëndi.” (Isaia, 44:6)
“...Nuk ka Perëndi tjetër veç Meje, një Perëndi i Drejtë, një
Shpëtimtar; nuk ka asnjë veç Meje. Kthehuni nga Unë dhe
do të shpëtoni, ju të gjithë njerëzit anembanë botës. Sepse
Unë jam Perëndia dhe ka asnjë tjetër. Premtimi Im është i
vërtetë, dhe nuk do të ndryshojë. Unë solemnisht premtoj
në gjithë atë që jam; Çdokush do të vijë tek Unë, dhe do të
përkulet para Meje.” (Isaia, 45:21-23)
تبصرے
ابھی کوئی تبصرہ نہیں۔ سب سے پہلے کوئی مفید بات شیئر کریں۔
متعلقہ
Një mesazh i vetëm!
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
A e keni zbuluar bukurinë e tij të vërtetë?
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
VETËM MAJA E AJSBERGUT
islamicmedia.tv
5 views · 5 months ago
ABC-JA E ISLAMIT
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
I DËRGUARI I FUNDIT
islamicmedia.tv
5 views · 5 months ago
PËRGJIGJE NDAJ PYETJEVE KRITIKE TË NJERËZIMIT
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
SHPALLJA E FUNDIT
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
عظماء في التاريخ
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
من أحكام صلاة المرأة في الحرمين
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
البرنامج اليومي للمسلمة في شهر رمضان
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago