Libraryدستاویزات
Ky eshte Islami
Ky libër është një përmbledhje e dobishme që trajton çështje të rëndësishme nga mësimet islame, duke i paraqitur ato në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe praktike. Përmes këtij botimi, autori synon të ndihmojë lexuesin në kuptimin më të mirë të udhëzimeve islame dhe në zbatimin e tyre në jetën e përditshme. Source: IslamHouse.com
کتاب سے
متن کے ابتدائی صفحات۔ مکمل پڑھنے کے لیے اوپر کتاب کھولیں۔
KY ËSHTË ISLAMI
Përmbledhur dhe përshtatur nga:
Kastriot Bardhi
Korçë Shtator,2025
Ky është Islami
2
Hyrje
Lëvdatat i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar!
Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Profetin e Tij të fundit,
Muhamedin.
Ky libër paraqet aspekte të ndriçuara dhe koncepte themelore të Islamit.
Libri shërben si një manual i thjeshtuar për çdo lexues i cili synon të
njihet me mësimet themelore të Islamit. Mënyra se si libri i paraqet këto
koncepte të mrekullueshme i ngjan majës së një ajsbergu: ndonëse e
dukshme mbi sipërfaqe, pjesa më e madhe mbetet e fshehur poshtë saj.
Përvetësimi i koncepteve të librit dhe zbatimi i mësimeve të tij e bën
njeriun një musliman shembullor. I takon lexuesit që, pasi të njihet me
konceptet themelore të Islamit, të thellohet më tej për të zgjeruar
njohuritë e tij. E lus Allahun e Lartësuar që kjo vepër të jetë e sinqertë
dhe e pranuar tek Ai.
Ky është Islami
3
❖ Qëllimi i Krijimit
Njeriu nuk është krijuar kot apo rastësisht. Allahu i Lartësuar e ka krijuar
me një qëllim të madh dhe fisnik: për ta adhuruar Atë. Në Kur’an, Allahu
thotë: "Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për gjë tjetër, por veç që të
më adhurojnë." (Surja Edh-Dharijat, ajeti 56) . Ky ajet tregon qartë se
qëllimi i krijimit të njeriut është adhurimi i Allahut, që përfshin besimin e
drejtë, faljen e namazit, mirësinë ndaj të tjerëve dhe jetën me qëllim e
përgjegjësi. Allahu na ka dhënë mendje, zemër dhe vullnet që të njohim
Krijuesin dhe të jetojmë sipas udhëzimeve të Tij. Jeta e njeriut merr
kuptim vetëm kur ai e kupton pse është krijuar. Pa këtë kuptim, jeta
bëhet e zbrazët dhe pa drejtim. Pra, qëllimi i krijimit nuk është vetëm
ngrënia, pirja dhe argëtimi, por të njihet, të adhurohet dhe t’i shërbehet
Allahut, duke bërë mirë në tokë dhe duke u përgatitur për jetën e
përjetshme. Çdo koncept themelor i Islamit ndihmon njeriun të kuptojë
dhe të përmbushë qëllimin e krijimit.
❖ Prezantim: Konceptet themelore të Islamit
Për ta kuptuar Islamin në thellësi, duhet filluar nga bazat e tij. Këto
parime përbëjnë themelin mbi të cilin ngrihet besimi, adhurimi dhe
sjellja e çdo muslimani. Ato janë udhëzues që e drejtojnë njeriun drejt
lidhjes me Allahun dhe e ndihmojnë ta jetojë fenë në mënyrë të
ndërgjegjshme dhe të drejtë. Në vijim do të paraqiten konceptet dhe
parimet më të rëndësishme të Islamit, të cilat janë çelësi për ta njohur,
kuptuar dhe përjetuar këtë fe në mënyrë të qartë e të thjeshtë.
❖ Allahu i Lartësuar
1.Muslimani është rob i Allahut, dëshmon se nuk ka zot tjetër që
meriton të adhurohet përveç Tij: "Ai nuk ka lindur askënd e nuk është i
lindur (nga dikush). Asgjë (e askush) nuk mund të jetë si Ai".
تبصرے
ابھی کوئی تبصرہ نہیں۔ سب سے پہلے کوئی مفید بات شیئر کریں۔
متعلقہ
Profeti i Islamit Muhammad
islamicmedia.tv
10 views · 2 months ago
Islamic Morality Rules and Principles
islamicmedia.tv
7 views · 2 months ago
Bref aperçu de la Croyance Islamique
islamicmedia.tv
8 views · 3 months ago
Islamic Books in Urdu
islamicmedia.tv
7 views · 5 months ago
Koleksiyon ng mga Aklat Islamiko (Islamic Books Collection) – Tagalog & English
islamicmedia.tv
6 views · 5 months ago
The Sunnah And Its Role In Islamic Legislation - alhamdulillah-library.blogspot.in.pdf
islamicmedia.tv
7 views · 5 months ago
Free Islamic Books - Quran and Sunnah Salaf
islamicmedia.tv
5 views · 5 months ago
bangla islamic kitab
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
De Islamitische en Christelijke visie aangaande God/Allah
islamicmedia.tv
6 views · 5 months ago
Madzaahib en meningsverschillen betreffende de Islamitische wet
islamicmedia.tv
7 views · 5 months ago