Libraryدستاویزات
Kurani Fisnik dhe përkthimi i domethënieve të tij në gjuhën shqipe
Ky është përkthimi më i njohur i domethënieve të Kuranit Fisnik në shqip. Ky botim ka pas fatin të botohet nga Kompleksi i Mbretit Fehd për botimin e Kuranit si dhe është i vetmi përkthim që është i shoqëruar me komentim. By: Kompleksi i Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit Source: IslamHouse.com · Kompleksi i Mbretit Fehd për Botimin e Kuranit
کتاب سے
متن کے ابتدائی صفحات۔ مکمل پڑھنے کے لیے اوپر کتاب کھولیں۔
KURANI
I MADHËRISHËM
Kuptimet e tij në gjuhën shqipe
Është për hir të Allahut,
nuk lejohet shitja e tij, shpërndahet falas
Mbështetur në përkthimin e
Sherif ef. Ahmetit
Botues: Lies Stiftung
Botimi i dytë, Janar 2015
3
Hyrje
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëbërësit të madh
HYRJE
Kurani pa dyshim është Fjalë e Allahut, KELAMULL-LLAH, i cili
në formën e Shpalljes iu dërgua Muhamedit a.s.. Ai i zbriti Muha-
medit a.s. për ta orientuar drejt në besimin në një Zot dhe për t’i
nxjerrë njerëzit nga errësira dhe injoranca dhe për t’i çuar në dritë, në
rrugën e drejtë, në rrugën e njerëzisë, të emancipimit, të prosperitetit
dhe të progresit individual dhe shoqëror.
Kurani, që është fjalë e Allahut ka zbritur në intervale të caktuara
kohore brenda një periudhe 23 vjeçare të pejgamberisë së Muhamedit
a.s., duke filluar në Meke (610 - 622) dhe në Medine (622 - 632),
qytete këto, të cilat falë punës së madhe dhe reformave të Pejgamberit
a.s. u bënë të njohura jo vetëm në Arabi, por edhe në mbarë rruzullin
tokësor.
Radhitja e ajeteve dhe e sureve në Mus-haf nuk ndjek rendin kro-
nologjik të Shpalljes, sepse ato u radhitën më vonë. Kështu për shem-
bull të parat u shpallën ajetet 1 - 5 të sures 96 (Alek), ndërsa sureja
110 (Nasër), ndër të gjitha u shpall e fundit.
Përpjekjet e dijetarëve të profileve të ndryshme, si nga Lindja ashtu
edhe nga Perëndimi për ta përkthyer, dhe për ta interpretuar Kuranin
hapën shtigje, dhe mundësi për përpjekje të reja, të cilat nuk kanë
të ndalur deri në ditën e fundit të jetës në Tokë, ngase mendimi
kuranor është shumë i gjerë, i thellë, universal dhe i analizuar nga
çdo aspekt ai është i pashterueshëm. Ai me bukurinë e të shprehurit,
me thellësinë e mendimit në zbërthimin dhe shpjegimin e të gjitha
çështjeve që ngërthen në vetvete paraqet vlerën mbinjerëzore, e cila si
e tillë për muslimanët ka qenë, është dhe do të mbetet mendim i gjallë
i realitetit nga njëra anë, dhe fuqi nxitëse e zhvillimit dhe e thellimit të
mendimit krijues në jetën e tyre të përditshme, nga ana tjetër.
Studiuesit dhe njohësit e dalluar të Kuranit gjithmonë spikatën nevo-
jën e leximit dhe të studimit të tij të vazhdueshëm, sepse duke e lexuar
4
Hyrje
sa më shpesh atë, lexuesi apo edhe studiuesi do të ketë mundësinë
të zbulojë vlera më të pasura dhe do të fitojë njohuri më të thella
mbi njeriun dhe natyrën që na rrethon, mbi këtë dhe mbi botën tjetër
(Ahiret). Leximi i Kuranit qoftë edhe i përcipët dhe vetëm mekanik, e
pasuron dhe e fisnikëron shpirtin e njeriut, duke i hapur atij mundësi
që të komunikojë me Allahun. Ndërkaq komunikimi me Allahun,
Krijuesin e gjithësisë, Mëshiruesin dhe Mëshirëplotin, Gjykatësin e
Ditës së Dinit, nga ndihma e të Cilit varet ekzistimi dhe zhvillimi
i jetës në tokë dhe në gjithësi, i Cili është më se i denjë për t’i bërë
ibadet, i mundëson njeriut t’i korigjojë dhe t’i harmonizojë sjelljet
dhe veprat, dhe ato t’i vejë në shërbim për të mirën individuale dhe
shoqërore. Kurani na mëson, se vetëm Allahu është Zot dhe vetëm
rruga që ka porositur Ai është e drejtë.
Kurani është udhërrefyes për të gjithë njerëzit, që i besojnë Fjalës së
Zotit dhe që dëshirojnë të jetojnë me të, sepse ai është Fjalë e Zotit,
ai është udhërrëfyes për të gjithë ata, të cilët iu përmbahen këshillave
dhe mësimeve të tij. Besimtarëve dhe adhuruesve të vërtetë dhe të
sinqertë Allahu në Kuran iu premton dhe iu garanton sigurinë, jetën
e qetë, të lumtur dhe pa brenga. Njeriut bashkëkohor, të cilit zbuli-
met e mëdha shkencore, teknike dhe teknologjike po ia uzurpojnë
dalëngadalë funksionet një nga një, mësimi islam (kuranor) i ofron
optimizmin, kështu që njeriu të mos jetojë i ngarkuar me ndjenjën e
pasigurisë, të zvetënimit, të fërfëllimit etj., sepse sipas mësimeve is-
lame njeriu ndaj njeriut nuk është ujk. Përkundrazi, ai me të gjitha
virtytet dhe cilësitë e mira është para së gjithash njeri për veten dhe
krah i fortë dhe konstruktiv atje ku jeton dhe punon.
Nëse dikush e konsideron Kuranin vepër shkencore, ai do të ishte
i padrejtë ndaj Tij, sepse një identifikim i tillë do të kishte brenda
pretendimin, që t'ia zbehë kuptimin dhe thellësinë universale, ai do të
kishte pretendime për t'ia zhvleftësuar vlerën reale Kuranit si Fjalë e
pasur, e fuqishme dhe e ngjeshur mbinjerëzore, si Fjalë e Zotit. Kurani
nuk zbulon ligjet e natyrës, as të shoqërisë. Ai përcakton kahjet e
njeriut, nxit zbulimin e ligjeve dhe të fenomeneve të natyrës dhe të
shoqërisë. Prandaj Kurani është gjithmonë në shërbim të njeriut. Ky
është libri i Zotit, i cili mohoi besimin e panatyrshëm në shumë zota
(politeizëm), i cili ishte mjaft i përhapur ndër fise të ndryshme arabe.
Ai i vuri themele të shëndosha besimit në një Zot (monoteizëm).
تبصرے
ابھی کوئی تبصرہ نہیں۔ سب سے پہلے کوئی مفید بات شیئر کریں۔
متعلقہ
Islami me pak fjalë - Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin profetik
islamicmedia.tv
6 views · 5 months ago
BESIMI I THJESHTËSUAR (Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik)
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
Fortesa e Muslimanit – Lutje nga Kurani dhe Suneti
islamicmedia.tv
7 views · 1 month ago
Lutje nga Kurani dhe Suneti për një umre të suksesshme dhe të paharrueshme
islamicmedia.tv
4 views · 3 months ago
Kurani i madhërishëm
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
Mburoja e muslimanit - Lutje nga Kurani dhe Suneti
islamicmedia.tv
6 views · 5 months ago
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
Bibla Kurani dhe Shkenca
islamicmedia.tv
3 views · 5 months ago
Udhëzimet e sureve të Kuranit
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
Dispozitat e haxhit dhe të umres sipas Kuranit dhe Sunnetit
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago