Libraryدستاویزات
Shokët e Profetit dhe nënat e besimtarëve përse i duam dhe i mbrojmë?
Shokët e Profetit dhe nënat e besimtarëve përse i duam dhe i mbrojmë? Source: IslamHouse.com
کتاب سے
متن کے ابتدائی صفحات۔ مکمل پڑھنے کے لیے اوپر کتاب کھولیں۔
مطوية
الصحابة وأمهات المؤمنين
ل م نحبهم وندافع عنهم
باللغة األلبانية
Shokët e Profetit dhe Nënat e
Besimtarëve
Përse i duam dhe i mbrojmë?
Shkroi: Ali bin Abdullah El-Ammari
Me emrin e Allahut të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit
Lavdërimet i përkasin vetëm Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi
Profetin tonë dhe mbi shembullin tonë Muhamed bin Abdullahun.
Bekimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij dhe mbarë shokët e tij!
Disa njerëz pyesin përse i duam sahabët dhe përse i duam nënat e besimtarëve
dhe i mbrojmë ato?
Është e udhës që para se t'i japim përgjigje kësaj pyetjeje, të dimë se kush quhet
sahab.
Sahab është ai person që është takuar me Profetin - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- sa ai ishte
gjallë, duke qenë personi besimtar dhe duke vdekur si i tillë. (El-Isabetu fî Temjîz Es-Sahabe: 1/8).
Kush janë nënat e besimtarëve?
Nënat e besimtarëve janë bashkëshortet e Profetit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!-,
Allahu i ka quajtur ato "nëna të besimtarëve".
Thotë Allahu i Madhëruar:
]6 :[األحزاب ﴾ ۡۗۡٱلنَّبِيُّ أَوۡ لَىٰ بِٱلۡمُؤۡ مِنِينَ مِنۡ أَنفُسِهِمۡۖۡ وَ أَزۡ وَٰ جُهُۥٓ أُمَّهَٰ تُهُم﴿
«I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin; gratë e tij
janë (si) nënat e tyre...» (el-Ahzab:6)
Bashkëshortet e Profetit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- janë këto:
- Hatixhe bint Huvejlid,
- Seude bint Zem'a,
- Aishe bint Ebu Bekër es-Siddik, et-Tejmije,
- Hafsa bint Umer bin el-Hattabi, el-Adevije,
- Zejneb bint Huzejme El-Hilalije,
- Ummu Seleme, emri i të cilës është:
Hind bint Ebi Umejje bin el-Mugire el-Mehzumije,
- Zejneb bint Xhahsh el-Esedije,
- Xhuvejrije bint el-Harith el-Huzzaije,
- Rajhanetu bint Zejd bin Amru el-Kuradhije,
- Ummu Habibe, emri të cilës është:
Ramletu bint Ebu Sufjan el-Emeuije,
- Safijjetu bint Hajjijin bin Ahtab en-Nudejrije dhe
- Mejmunetu bint el-Harith bin Hazen el-Hilalije.
Kur Profeti - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- ndërroi jetë, pas tij ai la nëntë bashkëshorte:
Seuden, Aishen, Hafsan, Ummu Selemen, Zejneb bint Xhahshin, Xhuvejrijen,
Ummu Habiben, Safijjen dhe Mejmuneten (Allahu qoftë i kënaqur me të gjitha!).
Duke i kthyer përgjigje pyetjes, themi se:
Dashuria për sahabët dhe nënat e besimtarëve është besimi i konfimuar i Ehli
Sunetit dhe Xhematit.
Sahabët e Profetit i ka lavdëruar Allahu i Madhëruar në Kur’an dhe i ka
përmendur ata në shumë vende.
Allahu i Madhëruar ka thënë:
َٱلۡمُؤۡ مِنِين ِوَ ب ۦ ِبِنَصۡ رِ ه َأَيَّدَك ٓٱلَّذِي َهُو ﴿
]63-62 :األنفال[ ﴾ ِكِيم َح عَزِ يز ۥ ُإِنَّه ۡبَيۡنَهُم َأَلَّف َ َّٱّلل َّوَ لَِٰكِن ۡقُلُوبِهِم َبَيۡن َأَلَّفۡت ٓمَّا جَمِيعٗا ِٱۡلۡ َرۡ ض فِي مَا َأَنفَقۡت ۡلَو ۡقُلُوبِهِم َبَيۡن َوَ أَلَّف
« Ai të ka forcuar me ndihmën e Tij dhe me besimtarët, duke i bashkuar
zemrat e tyre (si një zemër e vetme). Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet
në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato.
Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Urtë.»1
I Madhëruari gjithashtu ka thënë:
]64 :األنفال[ ﴾ َٱلۡمُؤۡ مِنِين َمِن َٱتَّبَعَك ِوَ مَن ُ َّٱّلل َحَسۡبُك ُّٱلنَّبِي يَٰٓأَيُّهَا﴿
« O Profet! Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që të pasojnë.»2
Si dhe ka thënë:
بَعۡض ُُٓا َأَوۡ لِي ۡبَعۡضُهُم َأُوْ لَٰٓئِك ْوَّ نَصَرُوٓ ا َُْاوَ وا َٱلَّذِين َو ِ َّٱّلل ِسَبِيل فِي ۡوَ أَنفُسِهِم ۡبِأَمۡ وَٰ لِهِم ْوَ جَٰ هَدُوا ْوَ هَاجَرُوا َُْامَنُوا َٱلَّذِين َّإِن﴿
]72 :األنفال[ ﴾
«Vërtet, ata që besuan dhe mërguan (për hir të besimit), e më pas luftuan me
pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut dhe ata që u dhanë strehim e i
ndihmuan, janë miq e mbrojtës për njëri-tjetrin.»3
Dhe ka thënë:
رَبُّهُم ۡرُهُم ِ يُبَش* َٱلۡفَآئِزُون ُهُم َوَ أُوْ لَٰٓئِك ِ َّٱّلل َعِند دَرَجَة ُأَعۡظَم ۡوَ أَنفُسِهِم ۡبِأَمۡ وَٰ لِهِم ِ َّٱّلل ِسَبِيل فِي ْوَ جَٰ هَدُوا ْوَ هَاجَرُوا َُْامَنُوا َٱلَّذِين﴿
]22-20 :التوبة[ ﴾ عَظِيم أَجۡ ر ٓۥ ُعِندَه َ َّٱّلل َّإِن أَبَد ا ٓفِيهَا َخَٰ لِدِين* مُّقِيم نَعِيم فِيهَا ۡلَّهُم وَ جَنَّٰت وَ رِ ضۡ وَٰ ن ُم ِنۡه بِرَ حۡ مَة
« Ata që besojnë, mërgojnë dhe luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë e
tyre dhe jetën e tyre, janë në shkallë më të lartë tek Allahu. Pikërisht këta janë
të fituarit. Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirën dhe miratimin e Tij, si
dhe për kopshtet ku do të ketë kënaqësi të përhershme për ta dhe ku do të
qëndrojnë përgjithmonë. Me të vërtetë, vetëm tek Allahu është shpërblimi i
madh.»4
1 EL-ENFÂL: 62-63.
2 EL-ENFÂL: 64.
3 EL-ENFÂL: 72.
4 ET-TEUBE: 20-22.
تبصرے
ابھی کوئی تبصرہ نہیں۔ سب سے پہلے کوئی مفید بات شیئر کریں۔
متعلقہ
VLERAT DHE NORMAT E XHAMISË PROFETIKE DHE DISPOZITAT E VIZITËS SË VARRIT TË PROFETIT (PAQJA QOFTË MB
islamicmedia.tv
2 views · 6 days ago
Jeta e profetit Muhamed (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem)
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
Praktikat dhe lutjet e përditshme të Profetit (Paqja e Allahut qoftë mbi të!)
islamicmedia.tv
7 views · 5 months ago
Përmbledhje e dobishme e historisë së Profetit Muhamed ﷺ dhe virtytet e tij
islamicmedia.tv
6 views · 5 months ago
Obligueshmëria e veprimit sipas Sunetit të Profetit ﷺ dhe mosbesimi i atij që e refuzon atë
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
Forma e namazit të Profetit ﷺ
islamicmedia.tv
6 views · 5 months ago
عظماء في التاريخ
islamicmedia.tv
1 view · 8 hours ago
من أحكام صلاة المرأة في الحرمين
islamicmedia.tv
1 view · 8 hours ago
البرنامج اليومي للمسلمة في شهر رمضان
islamicmedia.tv
1 view · 8 hours ago