LibraryBelgeler
Akideja e Uasitit
Akideja e Uasitit: Ky libër i vlefshëm përmban shumicën e çështjeve që kanë të bëjnë me bazat e besimit islam dhe sqaron metodologjinë e ehli sunetit lidhur me burimet, në të cilat bazohen ata. By: Ahmed b. AbdulHalim b. Tejmije Source: IslamHouse.com · Ahmed b. AbdulHalim b. Tejmije
Kitaptan
Metnin ilk sayfaları. Tamamını okumak için yukarıdaki kitabı açın.
1
1
بسم اهلل الرمحن الرحيم
Një gjykatës i Uasitit (një qytet në Irak), me dëshirën për të patur një referencë të doktrinës islame
për veten dhe familjen e tij, i kërkoi Shejhut të Islamit Ibn Tejmije t'i shkruante një libër në këtë
fushë. Shejhu iu përgjigj duke shkruar: (Mexhu'ul fetaua 3/129-159)
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
AKIDEJA E UASITIT
Falënderimi i takon Allahut, që e dërgoi Profetin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, për ta
bërë atë mbizotëruese të çdo feje tjetër. Mjafton Allahu si Dëshmitar. Dëshmoj se nuk ka të
adhuruar tjetër veç Allahut, të Vetmit dhe të Pashoqit, e pohoj që Ai është i Vetëm. Dëshmoj se
Muhamedi (sal-Allahu alejhi ue selem) është rob dhe i dërguar i Tij. Paqja e Allahut qoftë mbi të,
familjen dhe shokët e tij.
Atëherë, po flasim për doktrinën e Grupit të Shpëtuar, i cili është i ndihmuar deri Ditën e
Kijametit, për besimet e Ehli Sunetit dhe Xhematit. Themeli i kësaj doktrine përbëhet nga besimi
në Allah, melekët, librat dhe profetët e Tij, në ringjalljen pas vdekjes, si dhe në kaderin – i mirë
apo i keq qoftë.
Besimi në Allah (ndër të tjera) do të thotë ta besosh Atë ashtu siç e ka përshkruar Ai Vetveten në
Librin e Tij dhe ashtu siç e ka përshkruar Atë profeti Muhamed (sal-Allahu alejhi ue selem) pa i
dhënë këtyre përshkrimeve ndonjë devijim, formësim, përngjasim dhe pa i mohuar ato. Ata
besojnë se "... asgjë nuk ka si Ai. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi.”Ata nuk e mohojnë përshkrimin
që Ai i ka bërë Vetes së Tij, nuk i nxjerrin fjalët nga kuptimi i tyre i vërtetë dhe nuk i
shtrembërojnë emrat dhe cilësitë e Tij. Ata nuk i konkretizojnë dhe nuk i shëmbëllejnë cilësitë e
Allahut me ato të krijesave të Tij, sepse askush tjetër nuk i gëzon emrat e Tij. Allahu nuk ka të
barabartë dhe është i pakrahasueshëm me krijesat e Veta, sepse Ai është Njohësi më i mirë i Vetes
së Tij dhe i të tjerëve. Ai është më i Vërteti dhe fjalët e Tij janë më të mira se çdo fjalë e krijesave
të Tij.
Profetët janë të sinqertë dhe të vërtetuar (nga Allahu) dhe nuk janë aspak si ata që flasin për
Allahun gjëra që nuk i dinë. Prandaj Allahu thotë: "I pastër është Zoti yt, Zoti i Krenarisë, nga
çfarë (mangësish) i përshkruajnë. Paqja qoftë mbi të dërguarit dhe falënderimi i takon
Allahut, Zotit të botëve!”Kështu ai e pastroi Veten nga çfarë i mveshin kundërshtarët e profetëve
dhe u dha paqen profetëve të Tij, për shkak të fjalëve të pastra e larg mangësive që thanë.
Allahu i Madhëruar ka bashkangjitur në përshkrimin që i ka bërë Vetes së Tij pohimin dhe
mohimin (pohimin e cilësive që i takojnë Atij dhe mohimin e cilësive që nuk i takojnë Atij). Ehli
2
2
Suneti dhe Xhemati nuk devijojnë nga ajo që sollën të dërguarit, sepse ajo është Rruga e Drejtë me
të cilën Allahu begatoi profetët, sidikët (ata që kanë gradën më të lartë të besimit pas profetëve) ,
dëshmorët dhe njerëzit e mirë.
Pjesë e kësaj çështjeje është përshkrimi që Ai i ka bërë Vetes në suren Ihlas, e cila është e
barabartë me një të tretën e Kuranit: "Thuaj: Allahu është Një, Allahu është Samed (Ai të Cilit i
drejtohet çdo krijesë). Ai nuk është i lindur dhe as nuk ka lindur (ndokënd), dhe askush nuk
është i barabartë me Të.”i tillë është përshkrimi që i ka bërë Vetes në ajetin më madhështor të
Librit të Tij, ku thotë: "Nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, Ai është i Gjalli, Kajumi (Ai i
Cili kujdeset për çdo krijesë). Atë nuk e merr gjumi dhe as përgjumja. E Tij është çka është në
qiej e në tokë. Kush ndërmjetëson tek Ai pa lejen e Tij?! Ai di të shkuarën dhe të ardhmen.
Ata nuk mund të gëzojnë asnjë thërrmijë nga dija e Tij, nëse nuk do Ai. Kursiji (vendi mbi të
cilin vendos Allahu i Madhëruar këmbët) i Tij përfshin qiejt dhe tokën. Për Atë nuk është e
vështirë kujdesi ndaj tyre. Ai është i Larti, i Madhi."
Për shkak të cilësive të mëdha që ka përfshirë ky ajet kush e lexon atë në mbrëmje i dërgon Allahu
një melek që ta ruajë e të mos i afrohet shejtani deri sa të vijë agimi.
“Mbështetju të Gjallit i Cili nuk vdes.”
ARGUMENTE QË FLASIN PËR DIJEN E ALLAHUT
Allahu i Madhëruar thotë:
"Ai është i Pari, i Fundit, i Dukshmi dhe i Fshehti, Ai është i ditur për çdo gjë.”
"Ai është i Dituri, Njohësi i hollësive.”
"Ai di çfarë hyn në tokë dhe çfarë del prej saj. Ai di çfarë zbret nga qielli dhe çfarë ngjitet
atje". "Ai zotëron thesaret e fshehtësisë; askush tjetër nuk i di ato veç Tij. Ai njeh çfarë
është në tokë ose në det. Ai e di çdo gjethe që bie , çdo farë që ndodhet në errësirat e tokës ,
çdo i njomë e i thatë ndodhet (i shkruar) në Librin e Qartë.”
"Allahu di për çdo femër që është shtatzënë ose lind (çfarë ka në bark dhe kur do ta lindi).”
"... që ta dini se Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka dhe se me dijen e Tij Ai ka
përfshirë çdo gjë.”
"Allahu është Furnizuesi, i Plotfuqishmi.”
“Asgjë nuk ka si Ai. Ai është Dëgjuesi Shikuesi.”
"Sa e mirë është ajo çfarë ju këshillon Allahu! Allahu është Dëgjues, Shikues."
{Argumente që tregojnë për dëshirën e Allahut}
"Nëse ti do thoshe kur të hyje në kopshtin tënd "masha'Allah, la kuuete il-la bil-lah”(Kështu
deshi Allahu, çdo fuqi vjen vetëm prej Tij)...”
"Po të dëshironte Allahu, nuk do vriteshin ata që vijuan më pas (këtyre profetëve që u
përmendën më sipër) mbasi u kishin ardhur argumentet e qarta, por ata ranë në kundërshti
mes njëri-tjetrit: disa prej tyre besuan e disa mohuan. Sikur të dëshironte Allahu, nuk do
vriteshin, por Allahu vepron çfarë të dojë.”
3
3
"Juve ju janë lejuar bagëtitë, përveç atyre që ju janë treguar më parë (në ajete të tjera), por
nëse jeni në Vendet e Shenjta, nuk u lejohet gjahu. Allahu gjykon si të dëshirojë."
"Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë ia zgjeron kraharorin për (ta pranuar) Islamin, ndërsa
atë që dëshiron ta humbë ia ngushton kraharorin njëlloj sikur të ngjitej në qiell.”
{Argumente që tregojnë se Allahu e ka përshkruar Veten e Tij me cilësinë e dashurisë ndaj
të mirëve}
"Veproni mirë. Allahu i do mirëbërësit.”
"Mbani drejtësi se Allahu i do të drejtët.”
"Për sa kohë ata u përmbahen kushteve, përmbajuni edhe ju. Allahu i do të devotshmit.”
"Allahu i do ata që pendohen shumë dhe ata që pastrohen.”
"Thuaj nëse e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua që edhe Allahu t’ju dojë.”
"... Allahu do sjellë një popull që i do dhe e duan.”
“Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të radhitur si një fortesë.”
"Ai është Falësi, i Dashuri (ndaj atyre që pendohen)."
{Argumente që tregojnë për mëshirën e Allahut}
"Me emrin e Allahut, Mëshirëgjerit, Mëshirëplotit.”
"O Zoti jonë , Ti ke përfshirë çdo gjë me mëshirën dhe dijen Tënde".
“Ai është i mëshirshëm ndaj besimtarëve.”
"Mëshira Ime ka përfshirë çdo gjë.”
"Zoti juaj ia ka bërë detyrë Vetes së Tij mëshirën.”
"Ai është Falësi, Mëshiruesi.”
"Allahu është Ruajtësi më i mirë dhe është më Mëshiruesi.”
{Argumente që tregojnë se Allahu kënaqet, zemërohet dhe urren}
"Ai u kënaq prej tyre dhe ata u kënaqën prej Tij.”
"Për atë që vret një besimtar me dashje, Xhehenemin do të ketë si shpërblim. Ipërjetshëm
do të jetë atje. Allahu është i zemëruar prej tij dhe e ka mallkuar.”
"Kjo ndodhi sepse ata ndoqën atë që zemëron Allahun dhe e urryen kënaqësinë e Tij.”
"Kur na zemëruan, Ne i ndëshkuam".
"Por Allahu e urreu daljen e tyre (për në luftë me Profetin - sal-Allahu alejhi ue selem) dhe
prandaj ua bëri të vështirë daljen.”
"Është shumë e urryer tek Allahu të thoni atë që nuk e veproni.”
Yorumlar
Henüz yorum yok. Faydalı bir düşünceyi ilk paylaşan siz olun.
İlgili
عظماء في التاريخ
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
من أحكام صلاة المرأة في الحرمين
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
البرنامج اليومي للمسلمة في شهر رمضان
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
أحكام المرأة في الصلاة دراسة فقهية مقارنة
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
توحيد الألوهية أساس الإسلام
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
شرح رسالة القواعد الأربع
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
توحيد الرب
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
شرح خطبة الحاجة
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
إِلاَّ لِيَعْبُدُونِ - كيف يوحد القرآن وجهة الإنسان؟
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
Resumo do livro Seleção de Hadiths Proféticos
islamicmedia.tv
1 view · 1 day ago