Metnin ilk sayfaları. Tamamını okumak için yukarıdaki kitabı açın.
1
Titulli i origjinalit:
تيسير
ال ي تفسير كالم المنان
كريم الرحمن ف
“Tejsir El kerimir-rahman fi tefsir kelami El men-nan”
Përkthimi i tiullit të origjinalit:
“Lehtësimi i Bujarit të Gjithmëshirshëm
në komentimin e Fjalës së Bamirësit të madh”
Autori:
Abdur-rahman ibn Nasir El si’dij
Përktheu nga arabishtja:
Uthman Agolli
Redaktoi:
Ilir Haxhiaj
Korrektimi dhe arti grafik:
Silvana Halimi
Botoi:
“El huda”
2
Parathënia e përkthyesit
Lavdia e plotë i takon vetëm Allahut, Atë e falenderojmë dhe e lavdërojmë, tek Ai
kërkojmë mbrojtje dhe strehim dhe tek Ai kërkojmë falje. Tek Allahu kërkojmë strehim
dhe mbrojtje që të na ruajë nga sherri i shpirtrave tanë dhe nga fatkeqësitë që sjellin punët
tona të liga. Atë që Allahu e ka udhëzuar në rrugën e drejtë ai është i udhëzuari dhe i
shpëtuari, ndërsa atë që Allahu i lartësuar me urtësinë dhe drejtësinë e Tij e ka lënë në
humbje, askush nuk mund ta udhëzojë në rrugën e drejtë. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka
të adhuruar të meritueshëm veç Allahut dhe dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi a.s. është
robi dhe i dërguari i Allahut.
Profeti (s.a.u.s.) ka thënë: “Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kur’ânin dhe ua
mëson atë të tjerëve.” Pa dyshim, aspekti më i rëndësishëm i mësimit të Kur’ânit përveç
mësimit të leximit të tij, është kuptimi i tij saktësisht dhe nxjerrja e mësimeve prej tij.
Vetëm me një kuptim të saktë të Kur’ânit dhe me zbatimin rrigorozisht të mësimeve të tij
robi do të mund të gjejë rrugën e drejtë që e çon tek Zoti i tij. Allahu i lartësuar e ka bërë
këtë Kur’ân udhëzim dhe mëshirë, shërim dhe qetësim për zemrat e besimtarëve. Por
Kur’âni nuk mund të jetë i tillë nëse nuk kuptohet saktësisht, ashtu sikurse e kuptoi Profeti
(s.a.u.s.) dhe shokët e tij. Ai nuk mund të jetë i tillë nëse nuk zbatohet në jetën e
përditshme të muslimanit dhe muslimanes. Prandaj është detyrë për çdo musliman që ta
kuptojë këtë Kur’ân dhe të japë maksimumin e tij për të punuar me të dhe për të ftuar të
tjerët në atë mirësi që ofron Fjala e Zotit.
Dijetarët, që nga kohët e para e deri më sot i kanë dhënë një rëndësi shumë të madhe
tefsirit të Kur’ânit. Tefsirët e shkruajtur janë të shumtë dhe sejcili prej tyre i ka dhënë
rëndësi aspekteve të caktuara. Dikush e ka shpjeguar këtë Kur’ân nga ana gjuhësore duke e
analizuar çdo fjalë dhe fjali të këtij Libri dhe duke qartësuar gjithçka në të. Disa të tjerë i
kanë dhënë rëndësi shpjegimit të Kur’ânit nëpërmjet haditheve të Profetit (s.a.u.s.) dhe
fjalëve të sahabëve dhe tabi’inëve. Të tjerë i kanë dhënë rëndësi përnxjerrjes së ligjeve dhe
dispozitave nga ajetet kur’ânore, e kështu me rradhë.
Ndër ata që janë marë me tefsirin e Kur’ânit famëlartë, është edhe shejħ Abdur-raĥman
ibnu Naŝir El sa’dij, Allahu e mëshiroftë. Ai është prej dijetarëve të njohur të kohëve të
fundit. Ndër cilësitë e këtij tefsiri mund të përmendim se ai nuk është i tejzgjatur dhe as
tepër i shkurtuar. Ai është i mbushur me dobi të shumta dhe përfshin në vetvete mësime
shumë të vyera në shumë fusha; në fushën e akides, moralit, ligjeve dhe dispozitave të
përfituara nga ajetet etj, etj. Lexuesi çdo ajet që kalon, e kupton atë qartësisht dhe nxjerr
prej tij mësime të shumta. Gjuha e tij është shumë e thjeshtë, e kuptueshme dhe çdo kush
mund të kuptojë dhe të përfitojë prej tij.
E lus Allahun e lartësuar që të na bëjë nga ata që e mësojnë Kur’ânin, e zbatojnë atë në
jetën e tyre dhe ua mësojnë atë edhe të tjerëve. Ai është Bujar, Bamirës dhe Mëshirëplotë.
Paqja bekimet dhe mirësitë e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij
dhe të gjithë ata që e pasuan atë me sinqeritet deri në ditën e gjykimit!
Parathënia e autorit
Të gjitha falënderimet, lavdërimet e admirimet janë për Allahun, i Cili i zbriti robit të Tij
Furkanin (Kur’ânin), që është dalluesi dhe qartësuesi i hallallit nga harami, i lumturisë nga
trishtimi dhe i të vërtetës nga e kota.
Ky Kur’ân është libri, të cilin Allahu, me mëshirën e Tij, e bëri udhëzues për njerëzit në
përgjithësi dhe për të devotshmit (mutekin) në veçanti, për të kaluar nga rruga e humbjes, e
mohimit (kufr), e gjynaheve dhe e injorancës, drejt dritës së besimit, devocionit e dijes.
Allahu i Lartësuar e zbriti këtë libër për të qenë shërim i zemrave nga sëmundjet e
3
dyshimeve dhe epshit, si dhe për t’i stolisur ato me bindje, siguri dhe dije rreth çështjeve e
pikësynimeve të larta. Ai e zbriti këtë libër për ta bërë edhe shërim të trupit nga sëmundjet,
dhimbjet dhe dobësitë e tij.
Allahu na ka treguar se ky libër nuk pranon asnjë lloj dyshimi e pasigurie, për çdo aspekt
të tijin, sepse ai përmban vetëm të vërtetën e madhe në çdo rrëfim, urdhër e ndalesë që
sjell. Ai e zbriti këtë libër që të jetë i begatshëm, pasi në të gjen mirësi të mëdha, dije të
pafundme, të fshehta, të jashtëzakonshme, qëllimet më të pastra e më të larta. Çdo begati
dhe kënaqësi që fitohet në këtë jetë dhe në jetën tjetër ka si shkak vetëm ndjekjen e
udhëzimeve të Kur’ânit.
Allahu i Lartësuar na ka treguar se ky libër është vërtetues dhe garantues i librave
hyjnorë të mëparshëm. Ajo që dëshmohet nga Kur’âni si e vërtetë, ajo është e vërteta e
pranueshme, ndërsa ajo që Kur’âni nuk e quan të vërtetë, ajo është e pasaktë dhe e
papranueshme, sepse ky libër përmban esencën e së vërtetës, madje edhe më shumë se kaq.
Allahu i Lartësuar thotë për Kur’ânin: “Allahu me të udhëzon në rrugët e paqes, këdo që
synon kënaqësinë e Tij.” Pra, ky libër është udhëzues e orientues për në Vendin e Paqes
(Xhenetit), është ndriçues i rrugës që të çon atje dhe nxitës për të shkuar drejt tij. Kur’âni
është, gjithashtu, tregues i rrugës që të çon në Vendin e Dhimbjeve (Xhehenemit), dhe
tërheqës i vërejtjes për të mos arritur atje.
Allahu i Lartësuar thotë:
Kitâbun uĥkimet âjâtuhû thum-me fuŝ-ŝilet min ledun ĥakîmin ħabîr:
“Libër, të cilit i janë përsosur (i janë bërë absolutisht të sakta dhe të drejta) ajetet, të cilat
pastaj janë sqaruar plotësisht prej Atij, që është i Urtë, i Gjithëditur.” [Hud 1].
Domethënë, ky libër është i përkryer në çdo aspekt. Ai është i saktë, i plotë, i drejtë, i
mrekullueshëm në udhëzimet e tij dhe i vetmi burim i gjykimit të drejtë për çdo çështje.
Allahu i qartësoi ajetet e Tij në formën më të shkëlqyer dhe i përsosi ata në mënyrën më
absolute, duke dalluar mes së vërtetës dhe së kotës, mes udhëzimit dhe humbjes, me një
sqarim që kthjellon çdo paqartësi. Kjo ndodh sepse ky libër buron nga Ai që është
Hakimun (i Urtë) dhe Habir (i Gjithëditur), i Cili tregon veçse të vërtetën, të sigurtën dhe
të sinqertën. Allahu është Ai që urdhëron veçse për drejtësi, bamirësi e mbarësi dhe ndalon
veçse nga ajo që është e dëmshme për dynjanë dhe për ahiretin.
Allahu i Lartësuar është betuar në emër të Kur’ânit dhe e ka cilësuar atë si Mexhid, që
është një ndër përshkrimet më të larta e më madhështore, dhe kjo për shkak të kuptimeve
gjithëpërfshirëse të këtij libri.
Allahu i Madhëruar e ka cilësuar Kur’ânin edhe si Dhu Dhikër (Përkujtues), sepse me
anë të tij përkujtohet dija hyjnore, moralet e larta dhe veprat e mira. Prej tij nxjerr mësime
e përkujtohet ai që e ka frikë Zotin.
I Lartësuari thotë: “Ne e shpallëm këtë Kur’ân në gjuhën arabe, që ju të logjikoni e të
kuptoni.” Pra, e zbriti në këtë gjuhë, që ne të mendojmë dhe ta kuptojmë atë.
Allahu na ka urdhëruar që të meditojmë e të thellohemi në Kur’ân, për të nxjerë mësime
prej tij. Përsiatja rreth tij është çelësi i çdo të mire dhe mundësia e vetme për të arritur dijet
e dobishme, të fshehta dhe të shtrenjta. E pra, Allahut i qoftë falënderimi, lavdërimi dhe
mirënjohja, që e bëri Librin e Tij udhëzim, mëshirë, shërim, dritë, qartësues të rrugës,
përkujtues të çdo dijeje të domosdoshme, të begatshëm, udhëzim e përgëzim për
muslimanët.
Nëse kuptohet gjithçka që u tha deri tani, atëherë është e lehtë të kuptohet nevoja e
madhe dhe e domosdoshme e çdo krijese të përgjegjshme (njeri apo xhind qoftë) për të
njohur mësimet e Kur’ânit dhe për t’u udhëzuar me të. Është plotësisht e drejtë që robi të