LibraryBelgeler
PËRGJIGJE NDAJ PYETJEVE KRITIKE TË NJERËZIMIT
PËRGJIGJE NDAJ PYETJEVE KRITIKE TË NJERËZIMIT By: Naxhi b. Ibrahim El Arfexh Source: IslamHouse.com · Naxhi b. Ibrahim El Arfexh
Kitaptan
Metnin ilk sayfaları. Tamamını okumak için yukarıdaki kitabı açın.
1
3
PËRGJIGJE NDAJ PYETJEVE KRITIKE TË
NJERËZIMIT
Islami u përgjigjet pyetjeve më kritike dhe më domethënëse të
njerëzimit, si këto:
Cila është e vërteta?
Kush na krijoi ne?
A ka Zot?
Kush është Zoti ynë i vërtetë?
Cili është Profeti i fundit i Zotit?
Kë duhet të adhurojmë?
Kush jemi ne?
Pse jemi këtu?
Çfarë ndodh pasi të vdesim?
Si do të jetë bota tjetër?
Cili është stacioni ynë i fundit, Xheneti apo Xhehenemi?
Si mund të arrijmë qetësi shpirtërore të vërtetë, sukses dhe
lumturi reale?
Si mund ta fitojmë botën e përjetshme?
Me mendjen dhe zemrën tënde të vendosura në kërkim të
së vërtetës, të lutem lexo sinqerisht dhe gjyko vetë.
5
CILA ËSHTË E VËRTETA?
Islami na tregon se, Zoti i vetëm i vërtetë (Allahu) është Krijuesi i
çdo gjëje. Zoti (Allahu) është i vetmi, që ka krijuar të gjithë njerëzit
dhe kafshët; tokën dhe malet e saj; oqeanet dhe lumenjtë, bimët
dhe pyjet, Diellin dhe Hënën, galaktikat dhe orbitat, ditët dhe
netët. Të gjitha krijesat e tjera, duke përfshirë ato që i dimë dhe
ato që nuk janë zbuluar ende, janë aspekte të krijimit të Tij të
pafund.
Allahu ka krijuar gjithë jetën mbi Tokë dhe ka krijuar gjithë
universin me kohë, hapësirë, energji dhe materie. Allahu e
furnizon universin dhe çdo gjë në të, Ai kontrollon gjithçka që
ndodh brenda tij.
Pavarësisht kësaj, disa njerëz ia cilësojnë ekzistencën e tyre
‘rastit’ apo ‘natyrës’! Në kontekstin shkencor, ejani ta përkufizojmë
se çka mendojnë ata me fjalën NATYRË! Çfarë është ‘natyra’?
A pajtoheni me mua se natyra përfshin: bimët, planetët, orbitat
dhe galaktikat; livadhet dhe malet, oqeanet dhe lumenjtë; tokën,
Diellin, Hënën, yjet dhe objektet e tjera? A janë krijuar këto gjëra
vetvetiu? A i kanë krijuar krijesat këto?
Kurani i Madhërishëm dhe universal shumë bukur na e tregon
me këto ajete: “O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka
krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni
(nga të këqijat).” (2:21) ; “Ai i ka krijuar qiejt dhe tokën për
të shpallur të Vërtetën...” (39:5); “Allahu është Ai, i Cili krijoi
natën dhe ditën Diellin, Hënën, e të gjitha këto lundrojnë në
gjithësi.” (21:33)
Yorumlar
Henüz yorum yok. Faydalı bir düşünceyi ilk paylaşan siz olun.
İlgili
Priftërinjtë pyesin dhe Hoxhallarët përgjigjen
islamicmedia.tv
2 views · 5 months ago
Një mesazh i vetëm!
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
A e keni zbuluar bukurinë e tij të vërtetë?
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
VETËM MAJA E AJSBERGUT
islamicmedia.tv
5 views · 5 months ago
ABC-JA E ISLAMIT
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
FEJA E ADEMIT DHE E HAVËS
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
I DËRGUARI I FUNDIT
islamicmedia.tv
5 views · 5 months ago
SHPALLJA E FUNDIT
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
عظماء في التاريخ
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
من أحكام صلاة المرأة في الحرمين
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago