LibraryDokumen
Endrrat ne veshtrimin Islam
Ëndrrat në Vështrimin e Sheriatit" paraqet një trajtim të argumentuar të çështjes së ëndrrave në Islam, duke u mbështetur në argumentet e Kuranit, Sunetit dhe trashëgimisë së dijetarëve islamë. Autori shpjegon natyrën dhe llojet e ëndrrave, rregullat e interpretimit të tyre, dallimin ndërmjet ëndrrës së mirë, ëndrrës së keqe dhe përfytyrimeve të nënvetëdijes, si edhe etikën islame në trajtimin e tyre. Libri synon të ofrojë një kuptim të drejtë të kësaj teme, duke larguar besëtytnitë dhe duke e orientuar lexuesin drejt metodologjisë së Sheriatit. Source: IslamHouse.com
Dari buku
Halaman-halaman awal teks. Buka buku di atas untuk membacanya secara lengkap.
Sad bin Mubarek Duseri
Titulli origjinal i librit:
الرؤى من نظرة شرعية
(Er-Ru’a min nedhratin sheri’jetin)
ndrrat
Ë në vështrimin
Islam
Korçë, 2020
Sad bin Mubarek Duseri
Titulli origjinal i librit:
الرؤى من نظرة شرعية
(Er-Ru’a min nedhratin sheri’jetin)
Sad Bin Mubarek Duseri
2
Autori:
Sad bin Mubarek Duseri
Përktheu:
Kastriot Bardhi
Konceptimi grafik & faqosja:
JULIAN KAPO
Korçë, 2020
3
Ëndrrat në vështrimin Islam
PARATHËNIA
Falënderimi i takon Allahut, i Cili e bëri gjumin rehati për
trupat. Zoti na i merr shpirtin kur flejmë. Atij që i është
caktuar vdekja, nuk ia kthen shpirtin, ndërsa të tjerëve
ua rikthen deri në një kohë të caktuar. Ky afat i
paracaktuar as nuk mund të shtyhet, as nuk mund të
përshpejtohet. Zoti e bëri ëndrrën pjesë të Profecisë e të
Shpalljes. Përmes ëndrrave u jep myzhde të devotshmëve
dhe i qorton mëkatarët.
I lutemi Allahut të Lartësuar që të na falë dhe të na
shpëtojë në Ditën e Gjykimit, kur të sillen dëshmitarët. Ai
është Dhuruesi i Begatë që nuk e kthen kurrë duartbosh
lutësin. Askush nuk është i barabartë a i krahasueshëm
me Atë. Ai e bëri qiellin mbulesë të mbrojtur, e krijoi pa
shtylla të dukshme. S’ka asnjë gjallesë në Tokë që Ai të
mos ia ketë garantuar furnizimin dhe mjetet e jetesës.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Dërguarin e Tij,
mbi familjen e shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e ndjekin
rrugën e tyre deri në Ditën e Gjykimit.
Interpretimi i ëndrrave - një dituri e vyer
Dija mbi interpretimin e ëndrrave është prej diturive të
vyera, sepse vlera e dijes përcaktohet nga vlera e
njohurive që ajo mbart. I Dërguari (paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi të) e ka cilësuar ëndrrën e mirë pjesë
të Profecisë. Në fillim, të Dërguarit (paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi të) i ka ardhur Shpallja në formë
ëndrrash të mira. Sa herë që shikonte ndonjë ëndërr, i
vinte një ndriçim, ashtu si shkëlqimi i agimit. Drita
Komentar
Belum ada komentar. Jadilah yang pertama berbagi renungan yang bermanfaat.
Terkait
عظماء في التاريخ
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
من أحكام صلاة المرأة في الحرمين
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
البرنامج اليومي للمسلمة في شهر رمضان
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
أحكام المرأة في الصلاة دراسة فقهية مقارنة
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
توحيد الألوهية أساس الإسلام
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
شرح رسالة القواعد الأربع
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
توحيد الرب
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
شرح خطبة الحاجة
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
إِلاَّ لِيَعْبُدُونِ - كيف يوحد القرآن وجهة الإنسان؟
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
Resumo do livro Seleção de Hadiths Proféticos
islamicmedia.tv
1 view · 1 day ago