LibraryDokumen
A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor ?
Libri shtjellon doktrinën e trinitetit duke e hedh poshtë atë përmes vetë citateve të Biblës dhe duke sqaruar se ajo nuk është shpallje hyjnore por, shpikje njerëzore. By: M. A. K. Kaif Source: IslamHouse.com · M. A. K. Kaif
Dari buku
Halaman-halaman awal teks. Buka buku di atas untuk membacanya secara lengkap.
A është doktrina e
Trinitetit frymëzim
hyjnor?
Autori: M.A.C. Cave
Përktheu: Vullnet Mehmeti
www.islamic-invitation.com
Kushtim
Këtë punë modeste të hulumtimit shkencor ia kushtoj
Zotit xh.sh. për atë që më dhuroi mua urtësi, gruas sime
Nenet, ndihmëse e dashur për mua me një zemër bujare,
nënë që kujdeset për fëmijët tanë. Ajo është një grua e
dëlirë, e virtytshme dhe që e ka frikë Zotin.
Dhe të gjithë fëmijëve të mi për entuziazmin dhe
mbështetjen e tyre, miqëve të mi, dhe të afërmve për
besnikërinë e tyre, dhe në përkujtim të prindërve të mi që
përjetuan vuajtje dhe mundime të shumta nga pafuqia dhe
dobësia ime e vazhdueshme, e megjithatë dashuria dhe
ndjenjat e tolerancës së tyre po më përshkojnë trupin.
Së fundi unë ua kushtoj të gjithë miqëve të mi nga gjiri i
popullit dhe u jam mirënjohës për fjalët e tyre që shprehin
inkurajim dhe mbështetje të pakompromis për botimin e
këtij libri.
M.A.C Cave
15 Gusht 1996
MIRËNJOHJE
Në përulje të plotë, unë i pranoj bekimet e Zotit dhe e
falënderoj Atë që më mundësoi të dalë në dritë ky libër
duke e bërë realitet këtë dëshirë time të flaktë.
E pranoj se ia kam për borxh Dr. Maneh Al-Johani-t,
Sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Botërore të Rinisë
Islame (WAMY) për publikimin e këtij punimi të hulumtimit
shkencor.
Falënderimet e mia të sinqerta të gjithë dashamirësve
të cilët më dhanë përkrahje dhe ndihmë në këtë punim me
detaje teknike me zemërgjerësi dhe paanësi të plotë.
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë ata të cilët
punuan me zell dhe sinqeritet për të nxjerrë në dritë këtë
botim.
Lus Zotin e Plotëfuqishëm, nga mëshira e Tij e
pakufishme të lëshojë bekimet e Tij mbi të gjithë ata. Amin!
M.A.C. Cave
Në Ungjillin e Gjonit në Bibël (Gjoni 8:40) Jezusi – Isai a.s.
(shkurtesë për: `alejhis-selam`- `Paqja qoftë mbi të) thotë:
"Por ju tani kërkoni të më vrisni mua, që ju kam folur të
vërtetën që kam dëgjuar nga Perëndia."
Kurse Allahu (Zoti) në Kur'an (Ali Imran, 3:59) thotë:
"Vërtetë, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu është
sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj
atij i tha: 'Bëhu!' ai u bë."
Realiteti i Njëshmërisë së Zotit dhe karakteri i rolit të Jezusit
a.s., sipas shkrimeve biblike:
Hedhja poshtë e konceptit të Mishërimit të Zotit dhe të
Trinitetit nuk e diskrediton Jezusin, por në fakt e ngre Zotin
në pozitën e Tij të ngritur, unike, të lartësuar dhe të
pashembullt si Hyjnia e vetme e vërtetë që meriton të
adhurohet. Jezu Krishti nuk është Zot por Profet i madh dhe
i Dërguar i Zotit!
Komentar
Belum ada komentar. Jadilah yang pertama berbagi renungan yang bermanfaat.
Terkait
Islami - realiteti, ligjet, doktrinat dhe sistemet e tij
islamicmedia.tv
5 views · 5 months ago
عظماء في التاريخ
islamicmedia.tv
1 view · 11 hours ago
من أحكام صلاة المرأة في الحرمين
islamicmedia.tv
1 view · 11 hours ago
البرنامج اليومي للمسلمة في شهر رمضان
islamicmedia.tv
1 view · 11 hours ago
أحكام المرأة في الصلاة دراسة فقهية مقارنة
islamicmedia.tv
1 view · 11 hours ago
توحيد الألوهية أساس الإسلام
islamicmedia.tv
1 view · 11 hours ago
شرح رسالة القواعد الأربع
islamicmedia.tv
1 view · 11 hours ago
توحيد الرب
islamicmedia.tv
1 view · 11 hours ago
شرح خطبة الحاجة
islamicmedia.tv
1 view · 11 hours ago
إِلاَّ لِيَعْبُدُونِ - كيف يوحد القرآن وجهة الإنسان؟
islamicmedia.tv
1 view · 11 hours ago