Halaman-halaman awal teks. Buka buku di atas untuk membacanya secara lengkap.
SHPJEGIMI I LIBRIT
MËSIME TË RËNDËISHME
PËR POPULLIN E THJESHTË
Dijetari dhe imami Abdulaziz bin Abdullah bin Baz
(Allahu e mëshiroftë dhe e strehoftë në xhenetet e Tij të gjëra!)
Shpjegoi:
Shejh Hejthem bin Muhamed Xhemil Ferhan
(Allahu e ruajttë!)
Titulli i librit në arabisht:
“Sherh metn Ed-Durus El-Muhimmeh Liammeh El-Ummeh”
Titulli në shqip:
“Shpjegimi i tekstit: Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë”
Autori:
Shejh Abdulaziz bin Abdullah Bin Baz
(Allahu e mëshiroftë!)
Shpjegoi:
Shejh Hejthem bin Muhamed Xhemil Ferhan
(Allahu e ruajttë!)
Përktheu:
Unejs Sheme
Redaktimi:
Albiona Olluri
http://attasseel-alelmi.com
Shpjegimi i parathënies së autorit
Shejhu dhe imami Abdulaziz bin Abdullah bin Baz (Allahu e
mëshiroftë!) thotë: Falënderimet i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve,
kurse ardhmëria (përfundimi i mirë) është për të devotshmit. Paqja dhe
bekimet e Allahut qofshin për robin dhe të Dërguarin e Tij, Profetin tonë
Muhamedin, mbi familjen e tij dhe gjithë shokët e tij!
E në vazhdim.
Këto janë disa fjalë përmbledhëse në lidhje me sqarimin e disa obligimeve
që duhet t’i njohë masa e gjerë rreth fesë Islame. E kam titulluar “Mësime
të rëndësishme për njerëzit e thjeshtë”. Lus Allahun që t’u bëjë dobi
muslimanëve me këtë dhe ta pranojë atë prej meje! Me të vërtetë Ai është
Bujar i madh.
Abdulaziz bin Abdullah bin Baz
Përse ta mësojmë librin “Mësime të rëndësishme”?
Këto mësime, siç i ka quajtur dhe autori, janë të rëndësishme dhe dijetarët
kanë këshilluar për mësimin e tyre.
Nëse dikush thotë: Po, ato janë të rëndësishme, porse janë për masën e
gjerë, ndërsa unë jam nxënës dije dhe niveli im është më i lartë sesa niveli i
masës së gjerë.
Përgjigje: E pyesim atë rreth mësimeve që përmban ky libër. Nëse ai nuk i
di/njeh, atëherë njerëzit e thjeshtë janë më të mirë sesa ai. Prandaj, kërkohet
nga nxënësi i dijes që të jetë i përulur (i thjeshtë), të mos bëhet arrogant ndaj
dijes dhe dijetarëve dhe të ecën në rrugën e dijetarëve edukues. Në
“Sahihun” e Buhariut përcillet se Muxhahidi ka thënë: “Nuk ka për ta mësuar
diturinë ai që ka turp (të pyesë) dhe mendjemadhi.”