Les premières pages du texte. Ouvrez le livre ci-dessus pour le lire en entier.
“Që nga çasti që i dëgjova këto fjalë nga Profeti (paqja qoftë mbi të!), nuk i kam
lënë kurrë pa i falur ato rekate.”
Ibn Umeri përcjell një hadith ku thuhet: “Sa e drejtë është për një musliman, i
cili ka diçka për të shkruar dhe lënë në testamentin e tij, kur atij i kalojnë dy net pa
pasur të shkruar atë (testamentin e tij)?!” Më pas thotë: “Që kur e dëgjova këtë
porosi nga Profeti (paqja qoftë mbi të!) nuk më ka kaluar asnjë natë e vetme pa
shkruar testamentin.”
Imam Ahmedi ka thënë: “Çdo hadith që kam shkruar e kam vënë në jetë. Një
herë mësoj se Profeti (paqja qoftë mbi të!) bëri hixhame, dhe për kryerjen e saj
pagoi me një dinar një burrë me emrin Ebu Tajbah. Edhe unë shkova e bëra
hixhame dhe e pagova me një dinar njeriun që e ofronte këtë shërbim."
Imam Buhariu ka thënë: “Që kur mësova se përgojimi është i ndaluar në fenë
tonë, nuk ia kam lakuar emrin askujt. E mu për këtë shpresoj ta takoj Zotin tim, i
pastër, pa më gjykuar për këtë vepër në kurriz të ndokujt!”
Në një hadith thuhet: “Kush e këndon ajetin kursij pas çdo namazi, atë person
nuk e ndalon asgjë nga hyrja në xhenet, përveç vdekjes.” Ibn Kajimi tregon për
mësuesin e tij, Ibn Tejmijen, të ketë thënë diçka për veten e tij në lidhje me këtë
hadith: “Nuk e kam lënë kurrë këndimin e këtij ajeti pas çdo namazi, vetëm se kur
kam harruar.”
Pas dijes dhe veprimit sipas saj vjen thirrja në rrugën e Allahut, në atë rrugë me
të cilën ty të ka bekuar Zoti, duke mos ia privuar këtë mirësi askujt që është e
mundur. Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush udhëzon për një të mirë do
fitojë një shpërblim të ngjashëm me atë që e vë në jetë këtë të mirë!” Në një tjetër
hadith thuhet: “Më i miri ndër ju është ai që e mëson Kuranin dhe vepron sipas tij!”
Po ashtu: “Komunikoni (përcillni) nga unë sikur edhe një ajet të vetëm!” Sa më
shumë që përpiqesh ta përhapësh mirësinë, aq më shumë zmadhohet shpërblimi për
ty në të dyja botët. Gjithashtu, Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kur njeriu
vdes i ndërpriten të gjitha punët, përveç tri gjërave: kur ka dhënë një sadaka të
rrjedhshme, kur u ka mësuar njerëzve një dije të vlefshme dhe kur ka lënë pas një
fëmijë të hajrit që lutet për të.”
Kujtesë
Gjatë namazeve të ditës ne e këndojmë fatihanë më tepër se shtatëmbëdhjetë
herë. E dimë fort mirë se gjatë këndimit të saj kërkojmë mbrojtje dhe strehë tek
Allahu, që të mos bëhemi si ai grup njerëzish që kanë merituar zemërimin e Tij,
apo si grupi që ka humbur. Si është e mundur që i lexojmë këto ajete përditë dhe u
ngjajmë atyre që kanë humbur, duke vepruar si ata, që e lënë dijen mënjanë dhe
punojnë në padije dhe errësirë?! Apo t’u ngjajmë grupit që kanë merituar
zemërimin e Zotit, që zotërojnë dije, por nuk e vënë në zbatim?!
Lusim Zotin që të na dhurojë të gjithëve dije të vlefshme dhe punë të mira!
Ai është më i dijshmi.
Paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin , të afërmit dhe gjithë ndjekësit e tij!
1
Lavdërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi zotërinë,
profetin dhe të dashurin tonë, Muhamedin, të Dërguarin e Allahut!
Ta dish o vëlla musliman dhe ti o motër muslimane (Allahu ju mëshiroftë!), se
duhet të mësojmë katër çështje:
Dija – që është njohja e Allahut Fuqiplotë, njohja e Profetit (paqja qoftë mbi të!) dhe
njohja e fesë islame. Kjo sepse nuk është e lejuar që të adhurohet Allahu pa dije. Ai që e
adhuron Zotin pa dije është i destinuar të humbasë, dhe një i tillë ngjan me të krishterët.
:Vepra – sepse ai që di dhe nuk vepron ngjan me çifutët, pasi ata kishin dije, por nuk
vepronin. Një nga hilet që përdor shejtani është se ai i largon njerëzit nga dija duke i bërë
të besojnë se në këtë mënyrë ata janë të justifikuar tek Allahu për shkak të padijes së tyre.
Por, ata nuk e dinë se ai që ka mundësi të mësojë dhe nuk e bën këtë, ai mban përgjegjësi.
Kjo është hileja që përdori populli i Nuhut (paqja qoftë mbi të!) kur ata shtinin
gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e tyre (Nh, 7) në mënyrë që të mos
ngarkoheshin me përgjegjësi.
Thirrja për dije – sepse dijetarët dhe thirrësit janë trashëgimtarët e profetëve. Allahu i
madhëruar i mallkoi Beni Israilët, ngaqë ata nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga veprat e këqija.
Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata! (El-Mide, 79) Thirrja dhe mësimi i të tjerëve
janë obligime kolektive, domethënë, nëse këtë obligim e kryen një pjesë, atëherë askush
nuk merr gjynah. Por, nëse të gjithë e lënë pa kryer, atëherë që të gjithë ngarkohen me gjynah.
Durimi përballë vështirësive – gjatë kërkimit të dijes, gjatë vënies së saj në jetë dhe
gjatë thirrjes drejt saj.
Prandaj, me dëshirën për të kontribuuar në largimin e injorancës dhe për ta bërë më të
lehtë kërkimin e dijes së domosdoshme, në këtë libër të reduktuar kemi mbledhur disa nga
dijet fetare me të cilat realizohet obligimi kolektiv. Gjithashtu kemi bashkuar këtu edhe tre
xhuzet e fundit të Kuranit bashkë me interpretimin e tyre, duke qenë se këto tre xhuze janë
si më të pranishme në jetën tonë. (Nëse për një arsye të caktuar nuk mund ta realizosh të
gjithën, atëherë mos lër pa realizuar pjesën më të madhe të saj.)
Jemi kujdesur që gjithë këtë ta sjellim në mënyrë të reduktuar, si dhe me transmetimet
autentike nga Profeti – paqja e Zotit qoftë mbi të! Nuk pretendojmë të kemi arritur të
përkryerën, pasi një gjë e tillë i takon vetëm Allahut. Gjithsesi, kjo është një përpjekje nga
ai që zotëron pak. Nëse ia kemi qëlluar, kjo është mirësi nga Allahu, e nëse kemi gabuar,
atëherë kjo është nga vetja jonë dhe shejtani; ndërkohë që Allahu dhe i Dërguari i Tij janë
larg gabimit. Allahu e mëshiroftë atë njeri që na i bën të qarta gabimet tona nëpërmjet
kritikës së dobishme dhe konstruktive.
Lusim Allahun e madhëruar për të gjithë ata që bashkëpunuan për përgatitjen, botimin
dhe shpërndarjen e këtij libri, si dhe për leximin, – duke ua mësuar atë të tjerëve – që t’i
shpërblejë si është më mirë
1
Nr
Kapitujt
faqja
1. Vlera e Kuranit
2
Kurani tri pjesët e fundit të Kuranit, bashkë më një shpjegim të
shkurtër të tyre
4
Pyetje të rëndësishme në jetën e muslimanit
89
Veprat e zemrës
107
5. Bisedë e qetë
117
6. Dy dëshmitë shtatë kushtet e l ilhe il-lallh dhe katër kushtet e
Muhammedun resulullah
131
. Pastrimi
135
8. Disa rregulla për gratë gjaku natyral (hajzi dhe nifasi) / gruaja në
Islam / rregulla të përgjithëshme rreth grave.
140
9. Gruaja në Islam
142
10. Namazi
146
11. Zekati
153
12. Agjërimi
156
13. Haxhi dhe umra
159
14. Dobi të ndryshme (pengesat e shejtanit/ gjynahet – ndikimi dhe fshirja
e tyre / qetësia e zemrës / kohët e ndaluara / rregullat e vizitës / martesa /
divorci – koha e pritjes dhe zia / gjidhënia / betimi dhe zotimi / porosia /
therja dhe gjuetia / pjesët e turpshme / xhamitë
164
15. Rukja (sprovat janë argumet i besimit / mbrojtja nga magjia dhe syri i
keq / dhikri / shenjat e goditjes nga syri / mjekimi i syrit dhe i magjisë /
rukja – kushtet dhe mënyra e saj / kushtet e atij që bën rukjen dhe të atij
që i bëhet ajo / ajetet e rukjes / vërejtje të rëndësishme / shenjat e
magjistarëve dhe hipnotizuesve)
170
16. Lutja
178
17. Lutje të rëndësishme për t’u mësuar
180
18. Tregtia
186
19. Dhikri ditor i mëngjesit dhe i mbrëmjes
188
20. Fjalë dhe vepra për të cilat është përcjellë se kanë sevape
191
21. Çështje për të cilat është përcjellë se janë të ndaluara
197
22. Udhëtimi i përjetësisë
201
23. Abdesi – mënyra e marrjes
24. Namazi – mënyra e faljes së namazit
25. Domosdoshmëria e shoqërimit të dijes me vepra – dija nënkupton të
vepruarit
Përmbajtja
2
Kurani është fjala e Allahut. Vlera e tij në krahasim me fjalën e njeriut është si
vlera e Allahut në krahasim me krijesat e Tij. Ndërsa leximi i Kuranit është gjëja
më e mirë që mund të shqiptojë gjuha.
Disa nga mirësitë e mësimit të Kuranit, të mësimdhënies dhe leximit të tij:
Shpërblimi për
mësimin e
Kuranit
I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Më i miri
nga ju është ai që e mëson vetë Kuranin dhe më pas ua mëson atë
edhe të tjerëve.”1
Shpërblimi për
leximin e tij
I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Kush
lexon një shkronjë nga Libri i Allahut do fitojë një të mirë,
ndërkohë që çdo e mirë shpërblehet dhjetëfish.”2
Ibn Rexhebi shkruan: “Shumëfishimi i çdo të mire dhjetëfish është për të gjitha
llojet e të mirave. Këtë e tregon thënia e Allahut të Lartësuar: “Kush kryen një të
mirë ai shpërblehet dhjetëfish.” Ndërsa shumëfishimin e të mirës me më shumë
se dhjetëfish, kjo është një mirësi që Allahu ia jep kujt të dojë.” Shtimi i të mirës
mund të shkojë deri në shtatëqindfish e më shumë. Shkaku i kësaj është droja dhe
respekti në zemër, meditimi, kuptimi i thellë etj.
Vlera e leximit
të Kuranit me
mjeshtëri dhe e
mësimit të tij
përmendësh
Profeti i Zotit (paqja qoftë mbi të!): “Ai që e lexon Kuranin me
mjeshtëri është në një gradë me engjëjt e nderuar e të drejtë,
ndërsa ai që kujdeset për leximin e tij dhe ka vështirësi në të, ka
dy shpërblime.”3 Gjithashtu, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë
mbi të!) ka thënë: “Lexuesit të Kuranit i thuhet: Lexo, ngjitu e
këndo Kuran ashtu siç këndoje në atë botë, sepse vendi yt do të
jetë tek ajeti i fundit që do lexosh.”4
Hatabi thotë: “Në disa transmetime tregohet se numri i ajeteve të Kuranit është sa
numri i shkallëve të Xhenetit. Prandaj, lexuesit të Kuranit i thuhet: Ngjitu aq shkallë sa
numri i ajeteve të Kuranit që lexoje! Kështu që, kush e plotëson leximin e gjithë
Kuranit, qëndron në shkallët më të larta të Xhenetit, ndërsa kush lexon një xhuz5
ngjitet në lartësinë e një xhuzi dhe mbarimi i shpërblimit është aty ku mbaron leximi.”
Shpërblimi për
atë njeriu,
fëmija i të cilit
mëson Kuranin
Profeti i Zotit (paqja qoftë mbi të!) thotë: “Kush e lexon Kuranin,
e mëson atë dhe punon me të, në Ditën e Kiametit Allahu do t’i
japë dy prindërve të tij një kurorë drite e cila shkëlqen si drita e
diellit, si dhe dy veshje që janë më të vlefshme se kjo botë.
Atëherë ata thonë: Cili ishte shkaku që u shpërblyem me këto
veshje? U thuhet: Sepse fëmija juaj mësoi Kuranin.”6
Ndërmjetësimi
i Kuranit për
lexuesin e tij në
botën tjetër
Profeti i Zotit (paqja qoftë mbi të!) na lajmëron: “Lexojeni
Kuranin, sepse ai vjen si ndërmjetësues Ditën e Kiametit për ata
që e lexojnë atë.”7
Gjithashtu, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) thotë:
“Agjërimi dhe Kurani ndërmjetësojnë për njeriun Ditën e Kiametit.”8
Shpërblimi për
mbledhjen,
I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) thotë: “Sa herë që një
grup njerëzish mblidhen në një nga shtëpitë e Allahut për të
1E shënon Buhariu.
2 Tirmidhiu.
3 Buhariu dhe Muslimi.
4 Tirmidhiu.
5 Një xhuz nga Kurani është një e tridhjeta e tij. Pra, Kurani është i ndarë në tridhjetë xhuze (kapituj).
6 Hakimi.
7 Muslimi.
8 Ahmedi dhe Hakimi.
Vlera e Kuranit