LibraryDocuments
ABC-JA E ISLAMIT
ABC-JA E ISLAMIT By: Naxhi b. Ibrahim El Arfexh Source: IslamHouse.com · Naxhi b. Ibrahim El Arfexh
Extrait du livre
Les premières pages du texte. Ouvrez le livre ci-dessus pour le lire en entier.
1
FEJA E ADEMIT DHE E HAVASË
3
ABC-JA E ISLAMIT!
Islami na mëson, se rruga drejt një jete të lumtur, të kënaqur dhe
të përjetshme është duke besuar Allahun, si Zoti i vetëm dhe të
Dërguarin e fundit, Profetin Muhamed, dhe duke shqiptuar këtë
dëshmi: “Dëshmoj se nuk ka tjetër të adhuruar me meritë
përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari
i Allahut.”
Islami na tregon gjithashtu thjesht se, të besuarit në Zot dhe në
Profetët e Tij, nuk mjafton për të fituar paqen e shpirtit, lumturinë
dhe shpëtimin! Ne duhet gjithashtu të zbatojmë urdhrat e Allahut
duke adhuruar vetëm Atë, duke iu bindur urdhrave të Tij dhe
duke bërë vepra të mira.
“Allahu u ka premtuar falje (të gjynaheve) dhe shpërblim
të madh atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira.”
(Kur’ani, 5:9).
Nënshtrimi ndaj vullnetit të Zotit është esenca e mesazhit të
Allahut. Në Kuran, Allahu pohon kuptimin e vërtetë të nënshtrimit
dhe shpërblimin e përgatitur, për ata që besojnë dhe bëjnë punë
të mira me këtë ajet: “Me të vërtetë, ata që besojnë dhe bëjnë
vepra të mira, do të kenë për banesa kopshtet e Firdeusit.”
(Kur’ani, 18:107)
5
Islami nënkupton nënshtrimin ndaj Vullnetit të Allahut, Zotit të Vetëm
të Vërtetë. Kështu, të besuarit në Njëshmërinë e Zotit (Teuhidi), pra,
të adhuruarit e Allahut pa i shoqëruar dikë në adhurim, bindja ndaj
urdhëresave të Tij, dhe nënshtrimi ndaj Vullnetit të Tij janë esenca
e mesazhit të Allahut që i është dërguar të gjithë Profetëve dhe të
dërguarve. Kjo fjalë: ‘nënshtrim’ është kuptimi i fjalës në arabisht
‘ISLAM’.
Meqenëse Profetët dhe të Dërguarit e Allahut (Zotit) predikuan të
njëjtin mesazh, atëherë, feja e tyre po ashtu duhet të jetë e njejtë!
Kurani konfirmon se, ‘Islami’ (nënshtrimi ndaj Allahut) është feja e
vërtetë e Ademit dhe Havasë dhe e pasardhësve të tyre deri në
Ditën e Gjykimit. Kurani thotë:
“Me të vërtetë, feja e vetme e pranuar tek Allahu është Islami
(nënshtrimi ndaj Zotit).” (Kur’ani, 3:19)
“Thuaj, Me të vërtetë, udhëzimi i Allahut është udhëzimi i
vërtetë; dhe ne jemi urdhëruar t’i nënshtrohemi Zotit të botëve.”
(Kur’ani, 6:71)
“A dëshirojnë ata fe tjetër pos fesë së Allahut (Islamit,
nënshtrimit ndaj Zotit)? Ndërsa Atij i është nënshtruar gjithçka
që ka në qiej e në tokë, me dëshire ose pa dëshirë, dhe vetëm
tek Ai do të kthehen.” (Kur’ani, 3:83)
“Thoni: “Ne besojmë në Allahun, në atë që na është shpallur
neve (Kuranin), në atë që i është shpallur Ibrahimit, Ismailit,
Is’hakut, Jakubit dhe Esbatëve (12 bijve të Jakubit), në atë
që i është dhënë Musait e Isait dhe në atë që u është dhënë
profetëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi midis
tyre dhe vetëm Allahut i përulemi”.” (Kur’ani, 2:136)
ABC-JA E ISLAMIT!
Commentaires
Aucun commentaire pour l'instant. Soyez le premier à partager une réflexion utile.
À voir aussi
Profeti i Islamit Muhammad
islamicmedia.tv
10 views · 2 months ago
De Islamitische en Christelijke visie aangaande God/Allah
islamicmedia.tv
6 views · 5 months ago
Madzaahib en meningsverschillen betreffende de Islamitische wet
islamicmedia.tv
7 views · 5 months ago
Shpjegimi i tre parimeve bazë të Islamit
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
Tri pyetjet e varrit, Katër Parimet dhe Zhvlerësuesit e Islamit
islamicmedia.tv
6 views · 5 months ago
MUHAMEDI ﷺ, PROFETI I ISLAMIT
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
Një mesazh i vetëm!
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
A e keni zbuluar bukurinë e tij të vërtetë?
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
VETËM MAJA E AJSBERGUT
islamicmedia.tv
5 views · 5 months ago
FEJA E ADEMIT DHE E HAVËS
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago