Les premières pages du texte. Ouvrez le livre ci-dessus pour le lire en entier.
Përmbledhje e dobishme e historisë
së Profetit Muhamed
صلى الله عليه وسلم
dhe virtytet e tij
Shkroi i varfëri për faljen e Zotit të tij
Hejthem bin Muhamed Serhan
Titulli i librit në original:
“Muhtesarul-Mufid Lisirati En-Nebij El-Mustafa صلى الله عليه وسلم ue Shemailihi”
Titulli në shqip:
“Përmbledhje e dobishme e historisë
së Profetit Muhamed صلى الله عليه وسلم dhe virtytet e tij”
Shkroi:
Shejh Hejthem bin Muhamed Serhan
Përktheu:
Unejs Sheme
http://www.alsarhaan.com
Kontakt:
islamtorrent@gmail.com
Parathënia e librit
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë
dhe falje kërkojmë. I mbështetemi Allahut të na ruajë nga sherri i vetes sonë dhe
nga të këqijat e punëve tona! Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush e humb e atë
që e humb, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të
drejtë përveç Allahut, Një e të vetëm dhe se Muhamedi është rob i Allahut dhe i
Dërguari i Tij.
يآ أ ُّيها اذلين أ مَنوا
َاتَّقوا هللاَ حَقَّ تُقاتِهِ وال تَمُوتُنَّ ا الّ و
أ نتُ م مُسم لِمُون
“O besimtarë! Kini frikë Allahun me një devotshmëri të vërtetë ndaj Tij
dhe mos vdisni ndryshe, veçse duke qenë muslimanë.”
يآ أَُّيها النَّاسُ اتَّقُوا رَبَُّكُ ُ اذلي خَلَقَُكُ م مِنم نَفمسٍ وَاحِدَةٍ وَ خَلَقَ مِْنم ا زَومَجَ ا و بَثَّ مِْنم ُام رِجاالا كَثِيا ا و نِساءا و اتّقُوا
هللاَ اذلَّ ي ت
ساءَلُونَ بِهِ و األَرمحامَ اِنَّ هللاَ َكَنَ عَلَيمُكُ م رَقيباا
“O njerëz! Ruajuni Zotit tuaj, i Cili ju ka krijuar prej një njeriu (Ademit),
pastaj prej atij krijoi bashkëshorten e tij dhe prej atyre dyve përhapi
shumë burra e gra. Ruajuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të
drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Allahu është
Mbikëqyrës mbi ju.”
يآ أَُّيها اذلينَ أ مَنُوا اتَّقُوا هللاَ و قُولُوا قَومالا سَ ديداا يُصم لِحم لَُكُ م أَعماملَُكُ م و يَغمفِرم لَُكُ م ذُنُوبَُكُ م َُو مَنم يُطِعِ هللاَ و رَسُ وَل
فَقَدم فازَ فَومزاا عَظمياا
“O ju që keni besuar! Plotësojeni detyrimin ndaj Allahut, kijeni frikë
Atë dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën. Ai do t’ju drejtojë ju tek veprat e
mira e të drejta dhe do t’ju fale juve gjynahet tuaja. Kushdo që i bindet
Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë që ka arritur fitoren më të
madhe.”