LibraryDocuments
Dialogu mes profesorit ateist dhe studentit musliman
Ky libërth përmban një debat i cili është zhvilluar mes një studenti musliman dhe profesorit të tij ateist. Debati sillet rreth disa ideve ateiste të kota por, që janë të përhapura në shumë vende perëndimore. Prej këtyre ideve p.sh.: Krijimi i universit vetvetiu, pa krijues, pastaj mohimi i asaj se Allahu është krijues ngase, kjo dikton që ai të jetë krijues i gjithë të keqes në botë, dhe besëtytni dhe kotësira të tjera. Source: IslamHouse.com
Extrait du livre
Les premières pages du texte. Ouvrez le livre ci-dessus pour le lire en entier.
Dialogu mes profesorit ateist dhe studentit
musliman
E tërë kjo që vijon është përkthim i librit "Who is the
monkey?" (Kush është majmuni?) për të komfirmuar të vërtetën e
besimit të muslimanëve rreth origjinës së njeriut. Ky është një
doracak elementar dhe i domosdoshëm për të gjithë ata që
dëshirojnë të kuptojnë konceptin e origjinës së jetëssë njeriut në
Islam. Njashtu është e dedikuar për të gjithë studentët.
Skena e dialogut më poshtë mbahet në një institut edukativo-
arsimor.
[P – profesori, S – studenti i pare, SS – studenti i dytë]
P: "Më lejoni të shpjegoj problemin që e ka shkenca me Zotin..."
Profesori i filozofisë që është ateist qëndron përpara klasës së tij
dhe pastaj i kërkon njërit prej studentëve të rinj që të ngrihet në
këmbë. P: "Ti je musliman, apo jo, bir?"
S: "Po, zotëri".
P: "Pra, ti beson në Zot?"
S: "Absolutisht!"
P: "A është Zoti i mirë?"
S: "Sigurisht! Zoti është i mirë!"
P: "A është i plotfuqishëm? A mundet Zoti të bëjë çdo gjë?"
S: "Po."
Profesori buzëqeshi me ironi dhe për një cast e shqyrton.
P: "Ja për ty që të shohësh diçka: Le të themi se ka një person të
sëmurë këtu praën nesh dhe ti mundesh që ta kurosh atë. Ti ke
mundësi ta bëjsh atë. A do t'i ndimoje atij? A do të përpiqeshe?
S: "Po, zotëri. Do ta bëja një gjë të tillë."
P: "Pra, ti je njeri i mirë...!"
S: "Unë nuk do të thoja ashtu."
P: "Pse nuk do të thoshe ashtu? Ti do të ndihmoje një person të
sëmurë dhe të gjymtuar nëse të jepet mundësia... Në fakt, shumica
prej nesh do të kishim vepruar ashtu poqëse na jepej
mundësia...Zoti nuk e bën atë."
S: [Nuk ka përgjigje.]
P: "A nuk e bën atë, apo thua se e bën? Vëllai im ishte një
musliman i cili vdiq nga kanceri, edhepse ai iu lut Zotit që ta
shërojë atë. Si është ky Zot i mirë? Hmm? A mund t'i përgjigjesh
kësaj pyetje?"
S: [Nuk ka përgjigje.]
Njeriu i moshuar tregon dashamirësi. P: "Jo, nuk mundesh,
apo mundesh?"
Profesori pin një gllënjkë ujë nga gota që e ka përpara në
tryezën e tij për t'I dhënë kohë studentit që të çlodhet. Në filozofi,
duhet të ecësh lehtë dhe qetë kur ballafaqohesh me të rinjtë.
P: "Të fillojmë përsëri, djalosh. A është Zoti i mirë?"
S: "Po."
P: "A është djalli i mirë?"
S: "Jo."
P: "Prej ku vjen djalli?"
S: "Prej... Zotit..."
P: "Kjo është e vërtetë. Zoti e ka krijuar djallin, apo nuk është
ashtu?"
Njeriu i moshuar i përshkon gishtat nëpër flokët e tij të
holluara dhe kthehet i kënaqur përpara audiencës së studentëve.
P: "Mendoj se do të argëtohemi pa masë gjatë këtij semestri, zonja
dhe zotërinj."
Ai i drejtohet përsëri studentit musliman. P: "Më thuaj, bir. A
ekziston e keqja në këtë botë?"
S: "Po, zotëri."
P: "E keqja ështe kudo, apo s'është ashtu? A vërtetë Zoti ka bërë
çdo gjë?"
S: "Po."
P: "Kush e ka krijuar të keqen?"
S: [Nuk ka përgjigje.]
P: "A ka sëmundje në këtë botë? Imoralitet? Urrejtje? Shëmtinë?
Të gjitha gjërat e tmerrshme – a ekzistojnë në këtë botë?"
Commentaires
Aucun commentaire pour l'instant. Soyez le premier à partager une réflexion utile.
À voir aussi
Fortesa e Muslimanit – Lutje nga Kurani dhe Suneti
islamicmedia.tv
7 views · 1 month ago
Znanje potrebno svakom muslimanu
islamicmedia.tv
5 views · 3 months ago
Rruga e muslimanit
islamicmedia.tv
6 views · 5 months ago
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
Mburoja e muslimanit - Lutje nga Kurani dhe Suneti
islamicmedia.tv
6 views · 5 months ago
Bëhu Musliman Produktiv
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
Takimi i Muslimanit me Kristianin
islamicmedia.tv
7 views · 5 months ago
Besimi i muslimanit
islamicmedia.tv
10 views · 5 months ago
Përmbledhje e dobishme për muslimanin e ri
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
Ličnost žene muslimanke
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago