الصفحات الأولى من النص. افتح الكتاب أعلاه لقراءته كاملًا.
1
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
Dr. Maurice Bucaille
Përktheu nga frëngjishtja
Azra
Begiç,
Përktheu
nga
boshnjakishtja
Nazim Juniku, ecc, Bashkëpuntorë: Prof. Agim Jaka ,
Përshtati: Nazim Juniku, ecc, Korrektor dhe lektor:
Admir Banaj, Këshilltarë të përkthimit: Dr. Prof. Rasim
Bejtullahu
- Kur'ani dhe shkenca bashkëkohore, - Krijimi i qiejve
dhe i tokës, - Astronomia në Kur'an, - Toka , -
Bota
bimore dhe shtazore, Prim. Dr. Sci. Med. Ali Iljazi, -
Riprodhimi i njeriut në Kur'an. Tregimet e Kur'anit dhe
të Biblës,- Kur'ani, hadithet dhe shkenca bashkëkohore.
Mexhit Yvejsi: - Besëlidhja e vjetër. - Ungjijtë, -
Origjinaliteti i Kur'anit
KUSHTIM
Këtë përkthim ua kushtoj lexuesve shqiptarë të cilët e çmojnë lart urtësinë,
arsimin dhe diturinë, studentëve, profesorëve, shkencëtarëve dhe intelektualëve të
tjerë të sotëm dhe të ardhshëm duke mbajtur parasysh gjithnjë porosinë e Zotit të
Gjithësisë nga Kur'ani famëlartë:
"Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me
përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i
përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm".
(El-
Asr, 1-3)
Ky libër meriton të botohet për shumë arsye. Është përkthyer dhe përshtatur në
gjuhën shqipe me shumë kujdes, duke i qëndruar besnik nocioneve shkencore.
Është kërkuar një punë e veçantë që me përpikmëri të zbatohen termat shkencore
nga shumë fusha të shkencave nartyrore. Në këtë drejtim përkthyesi ja ka arritur
plotësisht qëllimit. Stili i gjuhës së përkthimit është i lehtë dhe shumë i afërt për
lexuesin dhe për këtë arsye libri fiton një vlerë të veçantë. Kështu një material
shumë i ndërlikuar që trajtohet në këtë libër bëhet mjaft i qartë dhe i kuptueshëm
për lexuesin.
Prof. Dr. Rasim Bejtullahu
- Mësimdhënës i elektrodinamikës
dhe astronomisë pranë FSHMN në Prishtinë.
2
PARATHËNIE
Veprën "Bibla Kur'ani dhe shkenca" e ka shkruar shkencëtari Dr. Maurice
Bucaille kirurgu dhe profesori i Universitetit të Parisit dhe bën fjalë për studimin
e tij që ka bërë mbi Librat Hyjnorë, shikuar nga aspekti i njohurive shkencore
bashkëkohore. Ky është një studim objektiv i liruar nga çdo paragjykim lidhur me
botëkuptimet që përmbajnë këto libra. Autori duke u përpjekur t'i korrigjojë
qëndrimet jo të drejta të botës Perëndimore ndaj Kur'anit dhe Islamit, njëherazi
bën thirrje për afrimin e Islamit dhe Krishtërimit, ashtu siç e kishte filluar dhe
Papa Shën Pali i VI, respektivisht rezoluta e Vatikanit e vitit 1970.
Shkencëtari në fjalë në këtë vepër nuk ka gjurmuar anën poetike dhe ligjore
fetare, por është thelluar në thellësinë e Librave Hyjnorë (Biblës dhe Kur'anit) në
dritën e zbulimeve shkencore bashkëkohore.
Dr. Maurice Bucaille, ose Mubarak Bucaille, si autor i kësaj vepre, pasi e studioi
me objektivizëm të plotë ishte mahnitur me Kur'anin dhe ligjet e Islamit. Me
qëllim të studimit sa më objektiv ai e mësoi gjuhën arabe burimore të Kur'anit dhe
ishte habitur kur dalloi dëshmi të panumërta që rrjedhin nga Kur'ani mbi të gjitha
dukuritë e Gjithësisë, dukuri të cilat i ka vërtetuar dhe po i vërteton për çdo ditë
shkenca bashkëkohore.
Gjatë katërmbëdhjetë shekujve, që nga koha e Shpalljes së Kur'anit famëlartë, e
gjer më sot, Islami dhe vendosja e tij në rrjedhat bashkëkohore është paraqitur
gabim. Paraqitja e Islamit dhe shpjegimi i Kur'anit në opinionin botëror është bërë
në mënyrë sipërfaqësore dhe konservative, duke u shtrembëruar thelbi i tij, jo
vetëm në Europë dhe Amerikë, por edhe në disa vende Islamike. Shtrembërimet e
Islamit dhe të Kur'anit nga ana e Perëndimorëve, kishin për qëllim zhvlerësimin e
realitetit të Kur'anit si Libër Hyjnor, duke e paraqitur në mënyrë jo objektive
përmes metodave të pandershme, ndërsa në vendet Islamike si pasojë e mungesës
së studimit dhe të zbatimit të mirëfilltë të Kur'anit. Për antiIslamin në Europë dhe
Amerikë, autori në fjalë tha : "Gjykimet krejtësisht të gabuara mbi Islamin që janë
përhapur dhe akoma përhapen në Perëndim janë pasojë e mosnjohjes së tij dhe
shpifjeve sistematike. Por më e rënda nga të gjitha gënjeshtrat e përhapura janë të
pavërtetat në raport me faktet, sepse nëse mashtrimet në gjykim janë të falshme,
paraqitja e "fakteve" kundër të vërtetës nuk është e falshme... . Pikëpamjet
shkencore mjaft të theksuara të Kur'anit, në fazën fillestare më kanë habitur thellë,
sepse gjerë atëherë nuk kisha besuar se është e mundur që në një tekst të shkruar
14 shekuj më parë të gjejë aq dëshmi që u përkasin tematikave të shumëllojshme
dhe absolutisht të mbështetura në indikacionet e shkencës bashkëkohore. Në
fillim nuk kisha kurrëfarë besimi në Islam. Ju afrova këtij studimi të teksteve
(Biblës dhe Kur'anit) pa asnjë paragjykim dhe me objektivitet të plotë... . Sikur
shumica e njerëzve në Perëndim, dhe unë kam mundur t'i ruaj të njëjtat ide të
gabuara dhe aq shumë të përhapura mbi Islamin deri në ditët tona. Kështu, pra, e
pranoj se isha injorant i madh para se të krijoja për Islamin pikëpamje të cilat i
3
kam sot, të drejta dhe objektive. Nëse kam pasur pak ndikim apo kam hezituar në
lidhje me Kur'anin, atëherë ka qenë ajo të cilën më kishin mësuar në rininë time;
kurrë nuk më flisnin për muslimanët por vetëm për muhamedanët, duke e
theksuar posaçërisht atë se është fjala për fenë të cilin e ka themeluar një njeri dhe
një besim i cili nuk ka kurrëfarë vlere karshi Zotit... . Në asnjë rast nuk ekziston as
më i vogli kundërshtim në mes tekstit kur'anor dhe njohurive shkencore
bashkëkohore mbi krijimin e Gjithësisë. Unë e përsëris vlerësimin tim se
qëndrimet shkencore të Kur'anit janë dëshmi se në tekstin e tij nuk është futur
dora e njeriut, por ai tekst është Shpallje Hyjnore për të cilin s'ka dyshim".
Zoti i të gjitha botëve e porositi tërë njerëzimin me këto fjalë të shenjta që i
gjejmë në Kur'anin famëlartë:
"Pra, Unë betohem në atë që e shihni !"
"Edhe në atë që nuk e shihni!"
"Se me të vërtetë ai (Kur'ani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm
(Muhammedi a.s.)"
"Ai (Kur'ani) nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni"
"Nuk as fjalë e ndonjë magjistari po ju nuk përkujtoheni."
"(Kur'ani) Është zbritje prej Zotit të botëve!"
"Sikur të trillonte ai (Muhammedi a.s.) për Ne ndonjë fjalë!"
"Ne do ta kapnim atë me fuqinë Tonë"
"E pastaj do t'ja këputnim atij arterien e zemrës."
"Dhe askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij."
(El-
Hakka, 38-4l)
Zoti i botëve njeriun e krijoi në formën më të bukur dhe më të përsosur, duke e
dalluar nga krijesat e tjera. Ju dha zgjuarsinë, vetëdijen dhe ndërgjegjen në
mënyrë që ta zotërojë natyrën për nevojat e veta. Për këtë gjë njeriut i nevojitet
dituria, arsimimi, dhe urtësia, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin në tërë rruzullin
tokësor pa marrë parasysh si e quan ai veten: musliman apo i krishterë, europian
apo amerikan, arab apo hebre. Ky bashkëpunim kërkon prej njerëzimit
mirëkuptim, tolerancë, urtësi dhe dashuri, dhe jo persekutime, luftra, gjakderdhje,
padrejtësi, varfëri, degjenerim moral dhe urrejtje shkatërrimtare.
Shkencëtari në fjalë e tha edhe këtë: "Në Islam feja dhe shkenca gjithnjë janë
trajtuar si motra binjake... . Zbatimi i këtij parimi ka rezultuar me zhvillimin e
hovshëm të shkencës me të cilën dhe vetë Perëndimi është frymëzuar (prej shek.
VIII - XII erës sonë). Asgjë nuk është më qartë se mendimi i famshëm i Profetit
(Muhammed a.s.:
"Kërkoje shkencën qoftë edhe në Kinë" përfundon autori.
Zoti Fuqiplotë i tha mbarë njerëzimit :
"Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh"
"Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët".
(Fatir, 19,28)
Shkencëtari ateist i brumosur me dituri është më i paditur se i padituri që i beson
Krijuesit të vet. Shkencëtari ateist me tërë diturinë e tij prodhon dhe ndërton mjete
për shkatërrimin e njerëzimit, pra i shërben djallit për karierizmin e tij, ndërsa
besimtari nuk e ka atë forcë mendore të bëjë shkatërrimin e masës së gjerë. Duke