من الكتاب
الصفحات الأولى من النص. افتح الكتاب أعلاه لقراءته كاملًا.
MUHAMMEDI
“E Ne nuk të dërguam ty (Muhammed),
veçse si mëshirë për të gjitha krijesat”
Kur’ani Fisnik, sureja 21 (Profetët), ajeti 107
Botimi i dytë
Profeti i Islamit, Muhammedi
Biografi dhe udhëzues i ilustruar
Paraqitje e mësimeve të tija që
i formuan bazat morale të qytetërimit islam
Profeti i Islamit
Botuar nga Osoul
Osoul Global Center
Copyright © Osoul Global Center, 2017
Ky libër është përgatitur nga Osoul Global Center dhe të gjitha imazhet
e përdorura në dizajn kanë të drejta ose burim të hapur, dhe Qendra
Global Osoul lejon çdo muslimani të shtypë librin dhe ta publikojë atë
me kusht që detyrimi për të informuar Qendrën në mënyrë formale
, referohet burimi dhe nuk ka ndryshim në tekst, Duke respektuar
standardet e cilësisë në shtypje sipas specifikimeve të specifikuara në
qendër
Shtypur dhe lidhur në Kuvajt nga KHT Press
Kopertina nga STA Design
Informatat e paraqitura në këtë udhëzues xhepi, janë marrë nga burime
autentike për aq sa di autori.
Lexuesit mund t’i dërgojnë komentet e tyre në:
osoul@rabwah.com
muhammadpocketguide@gmail.com
www.guidetoislam.com
ISBN 978 - 603 - 8229 - 08 - 8
Botimi i dytë, shtypi i parë qershor 2017
POCKET GUIDE
1439 / 640
Vërejtje
dhe shënime me rëndësi
Kur muslimanët e përmendin emrin e Muhammedit, është
kërkesë fetare që të shprehet respekt dhe të thuhet “paqja
qoftë mbi të”, që zakonisht shkurtohet si p.q.m.t. ose
s.a.v.s., nga sal-laAllahu alejhi we sel-lem në arabishte, ose
siç shkruhet në origjinal.
Megjithatë, me qenë se ky është një udhëzues xhepi i
përmbledhur, ku emri i Profetit Muhammed përmendet
shpesh, kjo në disa vende është hequr me qëllim të
kursimit të hapësirës dhe për të mos i shpërqendruar
lexuesit jomuslimanë. Nuk është menduar kurrfarë
mosrespektimi.
Muslimanët besojnë në një Zot (një hyjni) i Cili krijoi
gjithësinë dhe të gjitha qeniet. Emri i Tij është “Allah”. Kurdo
që fjala Zot ose Zotërues të përmendet në këtë udhëzues
xhepi, nënkupton Allahun e Lartësuar dhe Madhështor.
Në hebraishte Zoti quhet “Elohim”, ndërsa në aramaishte
Zoti quhet “Elah”, ose “Alaha”. Sipas besimit islam, Zoti ka
shumë atribute siç janë “I Shenjti” (Kuddus në arabishte
dhe Kadosh ose Hakkadosh në hebraishte), “Një” (Ehad në
arabishte dhe Echad në hebraishte) dhe “Paqe” (Es-Selam
التعليقات
لا توجد تعليقات بعد. كن أول من يشارك بتأمّل نافع.
ذات صلة
Profeti i Islamit Muhammad
islamicmedia.tv
10 views · 2 months ago
MUHAMEDI ﷺ, PROFETI I ISLAMIT
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
VLERAT DHE NORMAT E XHAMISË PROFETIKE DHE DISPOZITAT E VIZITËS SË VARRIT TË PROFETIT (PAQJA QOFTË MB
islamicmedia.tv
2 views · 6 days ago
Muhammad ¿QUIÉN ES?
islamicmedia.tv
6 views · 2 weeks ago
O Profeta do Islam Muhammad
islamicmedia.tv
9 views · 3 weeks ago
Il Profeta dell’Islam Muhammad
islamicmedia.tv
6 views · 1 month ago
100 Tweets about Prophet Muhammad (PBUH)
islamicmedia.tv
5 views · 1 month ago
Muhammad Pocket Guide: The Prophet Of Islam MUHAMMAD
islamicmedia.tv
5 views · 1 month ago
MTUME WA UISLAMU Muhammad
islamicmedia.tv
9 views · 2 months ago
El Profeta del Islam MUHAMMAD
islamicmedia.tv
9 views · 2 months ago