Libraryوثائق
Udhëzues i thjeshtë dhe praktik për një umre të suksesshme dhe të paharrueshme
"Udhëzues i thjeshtë dhe praktik për një umre të suksesshme dhe të paharrueshme" është një manual praktik që shoqëron besimtarin në çdo hap të kryerjes së umres. Libri paraqet në mënyrë të qartë dhe të sistemuar ritualet e umres, duke filluar nga vizita në Medinen e Ndritshme, veshja e ihramit dhe kryerja e riteve në Qaben Fisnike. Gjithashtu, ai përmban informacione fetare, historike, kulturore e gjeografike për vendet e shenjta, si edhe një përmbledhje lutjesh të përzgjedhura nga Kurani dhe Suneti, duke e bërë një udhërrëfyes të dobishëm për çdo pelegrin që synon ta kryejë umren me dije, qetësi dhe përkushtim. Source: IslamHouse.com
من الكتاب
الصفحات الأولى من النص. افتح الكتاب أعلاه لقراءته كاملًا.
1
Udhëzues
i thjeshtë dhe praktik
për një umre
të sukseshme dhe të paharrueshme
Kastriot Bardhi
2
Titulli i librit:
Udhëzues i thjeshtë dhe praktik
për një umre të sukseshme dhe të paharrueshme
Përgatiti:
Kastriot Bardhi
Redaktoi:
Valmira Bardhi
Korçë,
Nëntor 2023
3
PARATHËNIE
بسم هللا الرحمن الرحٌم
Me emrin e Allahut,të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Duke u nisur nga dëshira për t’u ardhur sadopak në ndihmë vizitorëve
të Qabes, nëpërmjet këtij libri të vogël e të thjeshtë kam synuar që të
paraqes në mënyrë konkrete e hap pas hapi ritualet që ata do të kryejnë në
udhëtimin e tyre të jetës drejt Tokave të Shenjta, duke filluar nga vizita e
Xhamisë së Profetit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) në
Medinen e Ndritshme, siç e kanë bërë tashmë zakon shqiptarët, për të
vazhduar me veshjen e ihramit nga mikati i Dhul Hulejfes dha pastaj me
kryerjen e riteve të umres në Xhaminë e Shenjtë në Mekën Fisnike.
Udhezuesi është i pajisur me informacione fetare, kulturore, historike,
gjeografike etj. që ua shtojnë njohuritë vizitorëve të këtyre dy qyteteve
shumë të dashura për gjithë besimtarët e mbarë botës. Ndërsa kapitulli i
fundit i librit përmban një buqetë lutjesh të përzgjedhura nga Kurani dhe
Suneti, që u vijnë në ndihmë besimtarëve gjatë kryerjes së riteve të umres.
E lus Allahun ta pranojë këtë vepër modeste që në radhë të parë të fitoj
kënaqësinë e Tij, dhe njëkohësisht të na bëjë dobi të gjithëve.
Autori
التعليقات
لا توجد تعليقات بعد. كن أول من يشارك بتأمّل نافع.
ذات صلة
Lutje nga Kurani dhe Suneti për një umre të suksesshme dhe të paharrueshme
islamicmedia.tv
4 views · 3 months ago
Udhëzues i ilustruar mbi Islamin
islamicmedia.tv
3 views · 5 months ago
Teuhidi i thjeshtësuar
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
Komenti i mësimeve të rëndësishme për popullin e thjeshtë
islamicmedia.tv
3 views · 5 months ago
BESIMI I THJESHTËSUAR (Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik)
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
عظماء في التاريخ
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
من أحكام صلاة المرأة في الحرمين
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
البرنامج اليومي للمسلمة في شهر رمضان
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
أحكام المرأة في الصلاة دراسة فقهية مقارنة
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago
توحيد الألوهية أساس الإسلام
islamicmedia.tv
1 view · 9 hours ago