Libraryوثائق
SHPALLJA E FUNDIT
SHPALLJA E FUNDIT By: Naxhi b. Ibrahim El Arfexh Source: IslamHouse.com · Naxhi b. Ibrahim El Arfexh
من الكتاب
الصفحات الأولى من النص. افتح الكتاب أعلاه لقراءته كاملًا.
2
3
SHPALLJA E FUNDIT
Kur’ani i Madhërishëm është shpallja e fundit (Testamenti i Fundit),
i shpallur nga Zoti (Allahu), Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet
e Allahut qofshin mbi të). Kur’ani është një kushtetutë hyjnore që
ka zbritur për të rregulluar dhe udhëhequr jetën e njeriut. Ky Libër
flet me njohurinë e përsosur të Krijuesit mbi krijesat e Tij. Ai shpall
të vërtetën dhe fton njerëzimin në rrugën e drejtë. Kur’ani përmban
informata të rëndësishme rreth fatit njerëzor. Ai i edukon dhe i
ngre njerëzit në nivelin më të lartë shpirtëror, moral, intelektual dhe
shoqëror, përderisa ata e kuptojnë atë dhe mundohen t’i praktikojnë
mësimet e tij.
Kur’ani është mrekulli e përjetshme që i është dhënë Profetit të
fundit, Muhamedit, si dëshmi e profetësisë së tij; si e tillë, është unike
dhe e pakrahasueshme. Ndonëse i shpallur 14 shekuj më parë,
ende mbetet i paprekur dhe i pandryshuar edhe në ditët e sotme, në
formën e tij origjinale, në gjuhën arabe.
Allahu thotë në Kur’an, se: “Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kur’anin
dhe, sigurisht, Ne do ta ruajmë atë.” (Kur’ani, 15:9) Gjithashtu
Allahu thotë në Kur’an: “Thuaj: “Sikur të tuboheshin të gjithë
njerëzit dhe xhindet për të hartuar një Kur’an të tillë, ata nuk do
të mund të hartonin një të ngjashëm me të, madje, edhe sikur ta
ndihmonin njëri - tjetrin.”. (Kur’ani, 17:88)
Në këtë broshurë, do të doja të ndaja me ju disa nga rreshtat e bukur
të oqeanit të pafund, të Fjalës së Zotit dhe Urtësisë së Tij. Për të
zbuluar më shumë rreth këtyre thesareve të bukura dhe të pastra të
Fjalës së Zotit të vetëm të vërtetë, ju ftoj që ta lexoni ju vetë Kur’anin.
Mundohuni të gjeni një përkthim autentik; një të tillë mund ta gjeni
në ndonjë nga faqet e besueshme islame online (ju lutem shikoni
webfaqet islamike të rekomanduara, në fund të kësaj broshure).
4
التعليقات
لا توجد تعليقات بعد. كن أول من يشارك بتأمّل نافع.
ذات صلة
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të tyre
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
I DËRGUARI I FUNDIT
islamicmedia.tv
5 views · 5 months ago
Profeti i fundit
islamicmedia.tv
5 views · 5 months ago
Një mesazh i vetëm!
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
A e keni zbuluar bukurinë e tij të vërtetë?
islamicmedia.tv
8 views · 5 months ago
VETËM MAJA E AJSBERGUT
islamicmedia.tv
5 views · 5 months ago
ABC-JA E ISLAMIT
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
FEJA E ADEMIT DHE E HAVËS
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
PËRGJIGJE NDAJ PYETJEVE KRITIKE TË NJERËZIMIT
islamicmedia.tv
4 views · 5 months ago
عظماء في التاريخ
islamicmedia.tv
1 view · 10 hours ago